Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar në Recanati të Italisë, pasi u kap me rreth 2.4 kilogramë kokainë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza të gatshme për shpërndarje.
Operacioni u zhvillua nga karabinierët e Njësisë Operative të Kompanisë së Civitanova Marche, pas hetimeve dhe shërbimeve të posaçme të kryera ndaj të dyshuarit.
Sipas autoriteteve italiane, efektivët u paraqitën në një ndërtesë në fazë rikonstruksioni, jo shumë larg spitalit të Recanatit, duke u shtirur si persona të interesuar për ta marrë me qira objektin.
Pasi hynë në godinë, karabinierët ndërhynë dhe kryen kontrollin e saj. Gjatë operacionit u gjetën rreth 2.4 kilogramë kokainë, një pjesë e ndarë në doza, si dhe disa peshore precize dhe materiale të ndryshme që dyshohet se përdoreshin për paketimin e drogës.
I arrestuari është shtetas shqiptar, 36 vjeç, banues në Recanati dhe i njohur më parë për autoritetet italiane.
Pas arrestimit, ai u dërgua në burgun e Ankonës, Montacuto.
© SYRI.net
Kosovë/ Arrestohet Valon Lluka, ish administratori i Aeroportit të Vlorës! Akuzohet për mashtrim
I akuzuar për shkelje të barazisë në tendera, ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar paraqitet sërish në SPAK
Ishte në monitorim, kush i fiku ‘radarët’ sapo Ergys Agasi u fut në treg, njohur si baza e Suel Çelës