Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arrestohet ish-ortaku i Pacollit, në të njëjtën ditë zhvillime të reja për Aeroportin e Vlorës

    Paralajmërimi i Bankës së Shqipërisë: Çmimet pritet të vijojnë rritjen edhe në muajt e ardhshëm

    Protestat në Francë, pezullohet përdorimi i granatave nga policia pas plagosjes së një 15-vjeçari

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Arrestohet ish-ortaku i Pacollit, në të njëjtën ditë zhvillime të reja për Aeroportin e Vlorës
    Kosovë

    Arrestohet ish-ortaku i Pacollit, në të njëjtën ditë zhvillime të reja për Aeroportin e Vlorës

    October 7, 2026

    Ish-ortaku i biznesmenit kosovar Behgjet Pacolli, Valon Lluka, është ndaluar nga Policia e Kosovës, në një zhvillim që vjen në të njëjtën ditë me një vendim të Gjykatës së Apelit në Tiranë për çështjen e Aeroportit të Vlorës.

    Sipas raportimeve të mediave kosovare, Lluka është ndaluar për 48 orë nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit. Deri tani nuk janë bërë publike detaje të plota mbi rastin për të cilin është ndaluar.

    Ndërkohë, në Tiranë, Behgjet Pacolli ka njoftuar se Gjykata e Apelit i ka dhënë të drejtë kompanisë së tij “Mabco”, duke rrëzuar vendimin që, sipas tij, kishte penguar hyrjen në terminalin e Aeroportit të Vlorës për përfundimin e punimeve dhe certifikimin e objektit.

    “Sot edhe GJYKATA E APELIT e Tiranës e hodhi poshtë vendimin e nxitur, të jashtëligjshëm dhe të shëmtuar, të MIRIANA NAKES, që shkaktoi bllokimin e hyrjes në Terminal për të përfunduar punimet dhe për të certifikuar veprën”, shkroi Pacolli.

    Ky zhvillim vjen pas një vendimi të mëparshëm të Gjykatës së Lartë, e cila kishte vendosur në favor të Pacollit lidhur me Aeroportin e Vlorës. Megjithatë, përplasja mes Pacollit dhe ish-ortakut të tij Valon Lluka ka vijuar dhe çështja tashmë është dërguar në Arbitrazh.

    Pacolli ka deklaruar se pas ndërhyrjes së një arbitri emergjent ndërkombëtar janë vendosur masa për ruajtjen e status quo-së, duke kufizuar veprime të caktuara dhe duke e lënë projektin në një situatë pasigurie.

    “Prandaj, pyetja mbetet thelbësore: A do të lejohemi të përfundojmë punimet dhe vendosim në operim këtë vepër të rëndësishme për popullin shqiptar në mbrojtje të interesit publik?”, është shprehur ai.

    Në të njëjtën kohë, mediat në Kosovë raportuan për ndalimin e Valon Llukës, i cili ka qenë ish-drejtor i kompanisë “Mabetex” dhe ish-ortak i Pacollit në projektin e Aeroportit të Vlorës.

    Sipas raportimeve të “Gazeta Express” dhe “Blic”, Lluka është ndaluar për 48 orë, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë ende të ditura hollësitë mbi hetimin.

    Përplasja mes dy biznesmenëve ka qenë publike prej kohësh. Pacolli e ka akuzuar ish-ortakun e tij, të cilin më parë e kishte konsideruar një nga njerëzit e tij më të besuar, për përvetësim të shumave të konsiderueshme parash, akuza që Lluka i ka kundërshtuar.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arrestohet ish-ortaku i Pacollit, në të njëjtën ditë zhvillime të reja për Aeroportin e Vlorës

    October 7, 2026

    Paralajmërimi i Bankës së Shqipërisë: Çmimet pritet të vijojnë rritjen edhe në muajt e ardhshëm

    October 7, 2026

    Protestat në Francë, pezullohet përdorimi i granatave nga policia pas plagosjes së një 15-vjeçari

    October 7, 2026

    Kontroll blic në 41-bis në Peqin, hiqen karrige, tenxhere dhe mjete prerëse

    October 7, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    “Paratë po vijnë”: 3 shenja të Horoskopit që hyjnë në një periudhë të begatë më 4 tetor

    Horoskopi i ditës: Surpriza në dashuri, mundësi të reja dhe kujdes me financat – çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.