E pabesueshme, por e vërtetë! Klubi i Malishevës së Superligës së Kosovës ka bërë një lëvizje të bujshme, duke kontaktuar trajnerin spanjoll, Pep Guardiola. Teknikut të njohur i është bërë një ofertë nga zëvendëspresidenti i klubit, Afrim Bytyqi, duke i ofruar një pagë vjetore prej 650 mijë eurosh, sic shkruajnë mediet kosovare.
E megjithatë asgjë nuk përfundon këtu. Sipas ofertës së klubit, Pep do të përfitonte edhe 100 mijë euro nëse shpallet kampion i Kosovës. Për suksesin në kompetecionet europiane, bonuset do të jenë edhe më të larta: 300 mijë euro për kualifikimin në Champions League, 200 mijë euro për Europa League dhe 100 mijë euro për Conference League, raporton Indeksionline.
“Kushtet e tjera të kontratës dhe mënyra e pagesës do të përcaktohen me marrëveshje ndërmjet palëve”, thuhet në ofertën e FC Malisheva.
Guardiola aktualisht është pa klub, pas përfundimit të aventurës së tij te Manchester City, ku kaloi një periudhë të jashtëzakonshme, duke fituar trofe të shumtë dhe duke vendosur ekipin anglez në majën e futbollit evropian.
