“Mbi çdo arritje, lumturia ime më e madhe është që të kam vëlla dhe mik të pandarë” – Agron Duka uron Armandon për ditëlindje

Agron Duka ka uruar publikisht vëllain e tij, Kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, me rastin e ditëlindjes, përmes një mesazhi të ndjerë dhe plot emocione.
Në urimin e tij, politikani shqiptar e përshkruan Armandon jo vetëm si vëlla, por edhe si mik dhe bashkudhëtar në jetë, duke kujtuar momentet e mira dhe të vështira që kanë kaluar së bashku.
“Sot festoj ditëlindjen e vëllait tim, mikut dhe bashkudhëtarit tim në jetë”, shkruan Agron Duka.
Ai thekson se gjatë gjithë rrugëtimit të tyre kanë ndarë gëzime, sfida dhe ëndrra, duke qëndruar gjithmonë pranë njëri-tjetrit dhe duke u mbështetur te forca e familjes.
Agron Duka shprehet gjithashtu krenar për të vëllanë dhe për gjithçka që ai ka ndërtuar me punë, durim dhe këmbëngulje.
“Mbi çdo arritje, lumturia ime më e madhe është që të kam vëlla dhe mik të pandarë”, shkruan ai.
Në fund, Agroni kujton edhe prindërit e tyre, Vaja dhe Veri, duke theksuar se vlerat dhe mësimet e tyre vazhdojnë të jetojnë përmes fëmijëve.
“Gëzuar ditëlindjen, Armand! Të priftë e mbara në çdo hap dhe të shoqërofshin gjithmonë shëndeti, dashuria e familjes dhe gëzimi për gjithçka kemi ndërtuar e ndarë së bashku. Edhe shumë vite të bukura, krah njëri-tjetrit!”, përfundon urimi emocionues i Agron Dukës.



