U pagua për shërbime ndaj Republikës Srpska/ Trump drejt shkarkimit të këshilltarit LaCivita
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të mërkurën se d...
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të mërkurën se d...

Një video e dhjetë viteve më parë, në një ambient privat, midis dy personave privatë, njëri prej të cilëve gazetar, ka filluar të qarkullojë sot në telefonat e gazetarëve në Tiranë, kolegëve të tij, por edhe shumë qytetarëve të thjeshtë.
Video e parë 10 viteve, përse duhet të shpërndahej sot, lind pyetja?
Në fakt, më thelbësorja është se çfarë interesi ka publiku mbi atë se çfarë bën një gazetar në një ambient privat? Një njeri që s'ka punuar kurrë në shtet, si hyn kujt në punë, si merr kujt asnjë taksë.
Ndërkohë, në të njëjtën ditë, pra po sot, Thesari ka disbursuar dhjetëra milionë euro për inceneratorët që nuk ekzistojnë, për PPP-të, janë zhvilluar dhjetëra tendera, janë paguar para korrupsioni, shëndetësia vazhdon të jetë skandaloze, shumë njerëz në shtëpi nuk kanë bukë të hanë, por me sa duken ushqehen dhe ngopen me perversitetin e videove erotike apo takimeve intime, edhe te ato videot e para të Adi Hilës, pavarësisht se mund të kishte një diskutim publik, në lidhje me moralin e personave të përfshirë.
Në fakt të gjithë ishin privatë, të gjithë në jetën e tyre kudo në botë, patjetër jeta e njerëzve të botës së showbiz-it përbën skandal, lexohet, klikohet, por kurrsesi nuk është “ushqim”.
Kurrsesi si nuk ngelet çështja kryesore e ditës.
Në Shqipëri, kjo javë ka qenë e mbushur plot e përplot thjesht dhe vetëm me një interes: videot erotike të disa këngëtarëve, një kompozitor që i kishte filmuar, tani nxjerrin dhe një video të një gazetari.
A thua morali në Shqipëri është në kulm? Ata që i nxjerrin videot, moralistët? A thua se nuk janë mëkatarë, janë po kaq të ndershëm?
Del dhe ndonjë i “çmendur” tjetër që pretendon se është gazetar, mbledh me mijëra njerëz online në rrjetet sociale, e fillon shpif, gënjen, mashtron, vë gjoba. Thashetheme, injorancë, njerëz të rritur të pangopur nga jeta, të mangët në çdo aspekt.
Thjesht dhe vetem duan thashetheme, kush shkoi me kë. Ndërkohë, as u shtohet gjë në qese, thjesht dhe vetëm vazhdojnë të jenë po aq të varfër nga xhepat, po aq të papunë, po aq të vjedhur, po aq të mjerë dhe të përmjerë njëkohësisht.
E në vend që ditën kur plasi skandali Agasi-Hyseni dhe u tregua se shteti kishte rënë në gjunjë, ishte marrë peng nga një individ me “bekimin” e Kryeministrit, shqiptarët kënaqeshin, dikush ndoshta edhe masturbohej me videot që kishin rrjedhur nga studio e një kompozitori të marrë dhe manjak, videot të cilat përfunduan në duart e shqiptarëve, të cilët në vend që të mblidheshin përpara Kryeministrisë dhe të mos largoheshin aty derisa të ikte kjo qeveri dhe të çonim vendin në zgjedhje të parakohshme, sepse iu kanë vjedhur identitetin me AKSHI-in, iu kanë vjedhur sigurinë kombëtare me shishin, iu kanë vjedhur paratë dhe taksat e tyre, me keqmenaxhimin që bëhet ditë pas dite, kënaqeshin, shijonin videot e disa këngëtareve në meso-moshë.
Dhe tani vazhdojnë me perversitete dhe intriga të bëra nga lufta e mediave me një gazetar.
Askush nuk merret me interesin publik. Askush nuk merret me atë që ndodh me korrupsionin që shtohet çdo ditë. Askush nuk merret me vjedhjen që u bëhet shqiptarëve çdo ditë. Askush nuk merret me shëndetësinë skandaloze që kemi përditë. Askush nuk merret me shkollat, me arsimin, me kulturën, me punësimin, me pensionistët e mjerë, që nuk ju del muaji të blejnë ilaçet me ato të ardhura që kanë nga ky shtet, që nga kjo qeveri dhe ky shtet që i vjedh pa ndalur, por shijojnë videot.
Doli një lajm, ky gazetari është i famshëm, ky ka tradhtuar, megjithëse përditë në Gjykatën e Tiranës ka divorce pa fund, me mijëra të tilla.
Ata që bëjnë më shumë moral në fakt janë më imoralët, ata që nxjerrin këto videot dhe pretendojnë për tradhti, ata janë më të tradhtuarit, por thjesht dhe vetëm janë më të ndyrët se "fërkojnë barkun" pasi dikush ka një foto, video, ia publikojnë dhe krijojnë kënaqësinë e jetës së tyre.
Kalojnë në atë orgjinë e tyre që s'e kanë në video, por e kanë në mendje, duke parë të tjerët dhe janë më të sëmurë sesa ata që i nxjerrin vetë, apo dhe këta të dytët që ndoshta duhen mbyllur në çmendinë, që nëpërmjet intrigash, mashtrimesh, skenarësh, prodhojnë në rrjetet sociale fake news-e, manipulojnë histori me video dhe lajme për personalitete publike, për njerëz të botës së artit, biznesmenë, qoftë edhe politikanë, po të duan.
Por askush prej tyre nuk ka pikën e moralit dhe siç tha Krishti: "Të hedh gurin i pari ai që s'ka mëkatuar."
Këta edhe janë mëkatarë dhe nuk hedhin një gurë, por hedhin tufa me gurë. Të tillë janë; të mjerë në shpirt, të mjerë në mendje, të varfër mendërisht.
Thjesht dhe vetëm vuajnë nga një delir dhe nga pangopësia e të qenit faktor publik, se po denoncojnë skandalet e mëdha.
E në rast se ka afëra të vërteta seksuale, ato duhen kallëzuar, hetuar dhe zbardhur. Nuk kalohen me perversitete dhe orgji mendore apo masturbimin e disa infantilëve dhe të çmendurve që vendin e kanë në çmendinë./CNA
SPAK ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së P...
Ish-administratori i aeroportit të Vlorës, Valon Lluka ës...
Është zbardhur dëshmia e plotë e ish-drejtori të policisë ...
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka bërë një reagim në rrjetet s...
Janë zbardhur detaje nga lëvizjet e Ergys Agasit disa orë ...
Spitali Continental në Tiranë ka marrë emrin Haxhi Dede Re...
Vendimi i gjykatës për vuajtjen e dënimit në burgun e Pojs...
Në 82-vjetorin e lindjes, CNA sjell profilin e mjekut të n...
Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, ësh...
Prokuroria e Tiranës ka marrë në dorë hetimet e çështjes s...
Ish-Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me ma...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, g...
Ministrja Delina Ibrahimaj ka deklaruar se brenda vjeshtës...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka...
Kryetari i PD-së Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij për ...
Shoqata e të zgjedhurve vendorë i ka drejtuar një letër Kë...
CNA po vëzhgon çdo ditë situatën alarmante të lumit të Lan...
Janë publikuar detaje nga vendimi i Gjykatës së Posaçme, e...
CNA prej ditësh po denoncon katastrofën mjedisore që përfs...
Apeli i Gjykatës së Posaçme dy ditë më parë la në fuqi dën...
Rruga Tiranë-Elbasan ishte një nga projektet dhe investime...
Pas zbërthimit të raportit të KLSH-së për lumin Lana ku u ...
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka denon...
Afera e inceneratorëve është një nga më të mëdhatë dhe...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë u shënua mbrëmjen e kësaj të mërkure ...
Një aksident u shënua sonte në afërsi të fshatit Bulgarec ...
Zbardhen detaje të tjera nga dosja hetimore e lidhur m...
Një 40-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi u vodhi me dh...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Gjatë paradites në një pjesë të mirë të territorit do të j...
Për të katërtën herë, banorët e Burimasit kanë dalë në pro...
Këtë të hënë nis viti i ri akademik për studentët dhe peda...
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të mërkurën se d...
Anëtarët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) kanë...
Policia e Kosovës ka ndërprerë një tubim që po zhvillohej ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se Irani nu...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, For...
Në vetëm dy muaj, Ansambli Folklorik “Shebeniku” ka shënua...
Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dhuvjan të Dropull...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot t...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbaj...
Norma e kredive me probleme të rikuperuara pësoi rënie në ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë dh...