web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

David Silva bën prapakthehu, rikthehet në futboll 3 vite pas tërheqjes

7 Tetor 2026, 19:00, Sport CNA

David Silva bën prapakthehu, rikthehet në futboll 3 vite pas

David Silva ka vendosur të rikthehet në futboll, tre vite pasi kishte njoftuar tërheqjen nga aktiviteti.

Ish-mesfushori spanjoll, tashmë 40 vjeç, do të luajë për Supreme Sha Tin në kampionatin e Hong Kongut.

Silva kishte mbyllur karrierën në vitin 2023, pas një dëmtimi të rëndë që pësoi si futbollist i Real Sociedad. Ai do të mbajë fanellën me numrin 21 dhe pritet të udhëtojë së shpejti drejt Hong Kongut për t’iu bashkuar skuadrës në stërvitje.

Supreme Sha Tin ka bërë të ditur se Silva do të punojë për të arritur gjendjen e duhur fizike përpara debutimit. Vetë Silva u shpreh i kënaqur për transferimin dhe tha se mezi pret të njohë kulturën e Hong Kongut dhe futbollin vendas.

Në karrierën e tij, spanjolli u dallua veçanërisht me Valencia dhe Manchester City, përpara se të mbyllte karrierën në vitin 2023.





Lajmet e fundit nga