BOTA /

Pika loti në sy! Kryebashkiaku u doli në mbrojtje, studentët protestues e ndihmojnë pas sulmit me gaz

Bagayoko, pjesë e lëvizjes La France Insoumise, ndodhej mes protestuesve teksa përpiqej të qetësonte tensionet mes të rinjve dhe forcave të policisë.

Shkruar nga Versus

Pika loti në sy! Kryebashkiaku u doli në mbrojtje, studentët

Kryetari i bashkisë së Saint-Denis, Bally Bagayoko, është goditur nga gazi lotsjellës gjatë protestës studentore të zhvilluar në Paris.

Bagayoko, pjesë e lëvizjes La France Insoumise, ndodhej mes protestuesve teksa përpiqej të qetësonte tensionet mes të rinjve dhe forcave të policisë.

I veshur me kostum dhe kravatë, kryebashkiaku u përfshi në situatën e tensionuar, por u godit nga kapsulat e gazit lotsjellës të hedhura nga forcat e rendit.

Pas incidentit, studentët e ndihmuan kryebashkiakun Bagayoko të merrte pika për sytë për të trajtuar efektet e gazit.

Në marshimin e zhvilluar në kryeqytetin francez morën pjesë edhe lideri i La France Insoumise, Jean-Luc Mélenchon, liderja e të Gjelbërve, Marine Tondelier, si dhe Sekretari i Parë i Partisë Socialiste, Olivier Faure.

Protesta vjen në kuadër të mobilizimit studentor në Francë, ku të rinjtë kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar politikat e qeverisë./Versus.al

Poll