7 Tetor 2026, 15:20
Nga E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, deklaroi se sektori fason po përballet me vështirësi për shkak të rritjes së kostove dhe mungesës së fuqisë punëtore. Gjatë fjalës së tij në një takim me bizneset, Rama tha se modeli i bazuar te pagat e ulëta nuk mund të vijojë të jetë baza e sektorit fason.
Sipas tij, bizneset duhet të ndryshojnë modelin e funksionimit dhe të kalojnë nga përpunimi i materialeve të porositësve të huaj drejt prodhimit "Made in Albania". Në lidhje me këtë, ai tha se kjo mund të bëhet duke investuar në teknologji dhe duke shfrytëzuar eksperiencën e krijuar ndër vite.
Edi Rama: Është e vërtetë që biznesi juaj, fasoni si kategori është me risk. Është e vërtetë që situata e vështirë e kësaj kategorie lidhet me faktin që themeli mbi të cilin u ndërtua ky biznes ishte krahu i lirë i punës dhe krahu i lirë i punës nuk është më një kapacitet konkurrues, pasi nuk ka më krahë të tjerë pune dhe insistimi për të vazhduar me fason me paga të ulëta është një insistim për ta bërë ëndërr diçka që është realitet dhe ka vetëm një mundësi. Unë besoj që banka juve do t’ju mbështesë nëse ju plotësoni dy kushte. Mos keni një historik të keq me BSH dhe kushti i dytë lidhet me mundësinë, që ju duhet të ndryshoni lojën.
Pra duhet të kaloni nga industria me material porositës gjysmë të gatshëm duhet të kaloni në ‘Made in Albania’. A është e mundur kjo? Nuk është e lehtë, por është e mundur sepse ju keni eksperiencë, dije se si bëhen ato procese, keni njerëz që dinë ta bëjnë, keni një treg të caktuar që e njihni dhe duhet të mendoni që ju të financoni, të investoni në teknologji, në mënyrë që të bëni ‘Made in Albania’. Po e arritët këtë ju keni dalë në një tjetër nivel. Është sektor i vështirë. Kemi shembuj që po e kapërcejnë atë epokën kur ishte krahu i lirë i punës. Shqipëria ka ndryshuar kërkesat, standardet, kostoja e jetesës, të gjitha bashkë. Mënyra e vetme është të ndryshojë edhe sistemi juaj i funksionimit./Dosja.al
edi rama
Politike
7 Tetor 2026, 18:30
G.M
Bedri Hamza
KOSOVA- Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza, ka reaguar pas miratimit të ndryshimeve në Ligjin për ...
Politike
7 Tetor 2026, 18:03
E.d
Delina Ibrahimaj
TIRANË- Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka deklaruar ditën e sotme se procedurat për riakreditimin e Shqi...
Politike
7 Tetor 2026, 16:52
E.d
Denisa Kele
TIRANË- Partia Demokratike ka ngritur akuza të forta ndaj Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, duke pre...
Politike
7 Tetor 2026, 16:20
G.M
Presidentja e shtatë e Kosovës, Justina Shiroka Pula, gjatë ceremonisë së inaugurimit.
Justina Shiroka Pula është inaugu...
Politike
7 Tetor 2026, 15:43
E.d
Foto ilustruse
Kosova kaloi njërën nga sfidat më të rëndësishme të krizës politike të viteve të fundit. V...
Politike
7 Tetor 2026, 15:20
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një takim me bizneset e vogla. Gjatë fjalës së tij në k...
Politike
7 Tetor 2026, 15:11
E.d
Delina Ibrahimaj
TIRANË- Ministrja Delina Ibrahimaj ka deklaruar ditën e sotme se qeveria ka vënë në dispozicion një...
Politike
7 Tetor 2026, 15:03
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një takim me bizneset e vogla. Gjatë fjalës së tij në k...
Politike
7 Tetor 2026, 14:27
E. D
Protesta para miratimit të ndryshimeve për Specialen në Kuvendin e Kosovës
KOSOVË- Bashkimi Evropian ka thënë se ës...
Politike
7 Tetor 2026, 14:23
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se vetëm revolta mund t’i shpëtojë shqiptarët...