VIDEO/ Gjunjët e gjakosur të Mirlind Dakut, pamjet që nuk u shfaqën pas sfidës me San Marinon

Shqipëria siguroi një fitore të vështirë 2–1 ndaj San Marinos, me Kristjan Asllanin që realizoi golin vendimtar nga pika e bardhë në minutën e 90+3.

Përballja rezervoi një moment të pazakontë, pasi San Marino arriti t’i shënonte për herë të parë Kombëtares shqiptare, duke i dhënë fund një ecurie pa gola ndaj kuqezinjve.

Të lidhura

None found

Mirlind Daku u aktivizua për disa minuta gjatë pjesës së dytë dhe pati një mundësi për të shënuar, por nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetën e kundërshtarit.

Një video e publikuar në rrjetet sociale nga Kristi Sejatllari, gazetar sportiv i TV Klan, tregon gjendjen e sulmuesit pas ndeshjes. Në pamje, Daku shfaqet me gjunjët e gjakosur, si pasojë e goditjeve të marra gjatë lojës.


Shtuar më 7.10.2026 19:04