Trump reagon për LaCivita dhe Blair: Ata nuk punojnë për mua nëse ka konflikt interesi, do t’i pushoj menjëherë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar lidhur me rolin e konsulentëve të jashtëm Chris LaCivita dhe James Blair, duke theksuar se ata nuk janë pjesë e stafit të tij, por bashkëpunojnë me të në cilësinë e konsulentëve të jashtëm.
Në një deklaratë në Truth, Trump tha se të dy mund të kenë edhe klientë të tjerë, ndërsa nënvizoi se nuk ka dijeni se për kë punojnë jashtë angazhimit me të.
“Chris LaCivita dhe James Blair janë konsulentë të jashtëm. Ata nuk punojnë për mua, përveçse në cilësinë e konsulentëve të jashtëm. Ka shumë të ngjarë që të kenë edhe klientë të tjerë, por për këtë duhet t’i pyesni ata vetë.
Ata lejohen të punojnë për persona të tjerë, ashtu siç bëjnë të gjithë konsulentët në Uashington, D.C. Nuk kam asnjë ide se për kë tjetër punojnë, por, tani që po mendohem për këtë çështje, do t’i pyes dhe, nëse ka ndonjë konflikt interesi, do t’i pushoj menjëherë!
Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje.
Presidenti DONALD J. TRUMP”, thuhet në deklaratë.
Deklarata vjen pas raportimeve për angazhimin e tyre në Republikën Srpska, në Bosnjë-Hercegovinë, përpara zgjedhjeve atje.
AfD bën thirrje për ndërprerjen e mbështetjes për Ukrainën
Sindikatat spanjolle bëjnë thirrje për grevë kombëtare më 11 nëntor, disa javë para zgjedhjeve të parakohshme
‘Sigurisht që do ta shqyrtojmë’: Trump thotë se do të shqyrtojë bazën e përhershme ushtarake amerikane në Lituani
- 18:59 Trajneri i Southamptonit gjobitet dhe pezullohet me kusht për skandalin Spygate
- 18:39 AfD bën thirrje për ndërprerjen e mbështetjes për Ukrainën
- 18:28 Sindikatat spanjolle bëjnë thirrje për grevë kombëtare më 11 nëntor, disa javë para zgjedhjeve të parakohshme
- 18:13 SPAK dërgon për gjykim 4 të pandehurit për rrëmbimin dhe vrasje, si u ndoq dhe u mor peng
- 18:08 ‘Sigurisht që do ta shqyrtojmë’: Trump thotë se do të shqyrtojë bazën e përhershme ushtarake amerikane në Lituani
- 18:07 Kurti: U harxhua shumë energji, tani janë krijuar kushtet për punë pa pengesa