Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Policia ka nevojë për fytyra të reja”, Hita merr pjesë në ceremoninë e fillimit të studimeve në Akademinë e Sigurisë: Sot jemi më të zhvilluar në çdo drejtim

Shkruar nga Newsbomb
“Policia ka nevojë për fytyra të reja”, Hita merr
Skender Hita

Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Skender Hita, mori pjesë në ceremoninë e fillimit të studimeve bachelor në Akademinë e Sigurisë. Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se ndihet i emocionuar dhe i bindur se vendimmarrja për t’u dhënë mundësinë maturantëve të konkurrojnë për të ndjekur Fakultetin “Siguria dhe Hetimi” ka qenë e duhura

Gjithashtu Hita ka theksuar se Policisë së Shtetit i duhet brezi i ri, energjia, mentaliteti dhe fytyra e re, komponentë që ndikojnë drejtpërdrejt në besimin e qytetarëve te Policia.

Sipas tij gjatë tre viteve të fundit, që kur Akademia ka hapur dyert për maturantët, interesi ka qenë shumë i lartë. Mijëra të rinj e të reja kanë zgjedhur Fakultetin “Siguria dhe Hetimi” për të ndjekur studimet Bachelor dhe sot, pas një procesi konkurrues dhe transparent, janë 390 maturantë që ndjekin këto studime.  

“Policia ka nevojë për fytyra të reja”, Hita merr
 

Hita ka bërë me dije se sot Akademia e Sigurisë është zhvilluar në çdo drejtim. Sipas tij ajo është e binjakëzuar dhe anëtare e bordeve të akademive prestigjioze në rajon, Evropë dhe SHBA. Ka në dispozicion literaturë të akademisë italiane, si dhe ambiente e laboratorë të përshtatshëm për të përmbushur sa më mirë procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies. 

Hita është shprehur se në ambientet e Akademis është shkolluar edhe ai, së bashku me breza të tërë të  Policisë së Shtetit. Por, ai ka theksuar se ndryshe nga sot, ata ishim shumë më pak të privilegjuar në të gjitha aspektet, pasi edhe Policia ishte ende e brishtë.

Ndërsa sot, Policia e Shtetit është rritur profesionalisht dhe është e barabartë me partnerët, e besueshme dhe pjesë e hetimeve dhe operacioneve ndërkombëtare.

Të dashur studentë,

Për ju nisi një rrugëtim i ri, si në aspektin e dijes, ashtu edhe të misionit që keni marrë përsipër.

Sepse Policia e Shtetit nuk është thjesht profesion, por është mision. Dhe për të përmbushur këtë mision duhen këmbëngulje, vullnet, dije, përgatitje fizike, disiplinë, respekt për njëri-tjetrin dhe për pedagogët.

Pas tri vitesh do të jeni oficerë të Policisë së Shtetit, një titull që ju jep privilegjin, por mbi të gjitha përgjegjësinë, për t’iu shërbyer qytetarëve, sigurisë dhe vendit.

Ndaj mësoni sa më shumë, sepse dija, e gërshetuar me stërvitjen dhe disiplinën, do të jenë faktorët kryesorë në formësimin tuaj profesional dhe njerëzor gjatë këtyre viteve.

Që ditën e parë të punës sime si Drejtor i Përgjithshëm, Akademia ka qenë dhe do të jetë në vëmendjen time të veçantë, sepse ajo është motori kryesor i rigjenerimit të Policisë, i shkollimit, trajnimit dhe përgatitjes së brezave të rinj të Policisë së Shtetit.

“Policia ka nevojë për fytyra të reja”, Hita merr
 

Jam angazhuar maksimalisht, së bashku me Rektorin dhe Bordin e Akademisë, për të eliminuar çdo problematikë që kemi hasur gjatë këtij viti dhe do të jem pranë jush, ashtu siç do të jem pranë çdo punonjësi të Policisë së Shtetit që, me ndershmëri, përkushtim dhe sakrificë, përmbush këtë mision të shenjtë.

Mos nguroni të më shkruani për çdo shqetësim apo ide për përmirësim. Duke folur, komunikuar dhe duke dhënë kontributin tuaj në zgjidhjen e problematikave kudo që ato shfaqen.

Dhe mos harroni përgjegjësinë që keni marrë mbi vete dhe përkushtimin që duhet të keni për të dalë sa më të aftë nga ky fakultet, për t’i shërbyer qytetarit, ligjit dhe atdheut!

Ju uroj shumë suksese në këtë rrugëtim të ri! 

Faleminderit!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese