Në një intervistë për ‘Task Force’ në Syri Tv deputeti demokrat Luçiano Boçi bashkëkryetari i Komisionit të reformës Territoriale zbulon pse PS refuzoi të organizonte dëgjesën për hartën e re territoriale në Tiranë.
Elkier Bushkolaj: Si ka mundësi që komisioni bëri takime në të gjithë Shqipërinë dhe jo në Tiranë, a ka ndonjë shpjegim për këtë?
Luçiano Boçi: U kërkua disa herë dëgjesa me kryetarët e bashkive. Dëgjesat në qarkun e Tiranës nuk u realizuan sepse e majta e dështoi. U kërkua nga zonja Tabaku dhe mua si bashkëkryetar por u shty në kalendrat greke dhe dështoi. 5 herë dështoi në Korçë se i mungonte Niko Peleshi, se hipte avionit e ikte jashtë.
E gjitha kjo ishte thjesht të konsumohej koha 9 mujore e komisionit. Me statistika të nxjerra nga projekti zviceran, në 11 qarqe, 7 ishin totalisht kundër uljes së numrit të bashkive, 2 me propozime në paritet, 2 për ruajten e status quosë. Kundërshtia ka qenë e plotë, majtas, djathtas, gati 90% dhe kjo I shtyu që Tiranën ta neutralizonin. Duke qenë se do të ndesheshi me një realitet të tillë, vështirësia do të ishte më I madh për ta. E bllokuan Tiranën, I këputën një ndërprerje në datën 15 dhe vijuan me projektin e tyre politik.
© SYRI.net