web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dinamo me mungesa të rëndësishme ndaj Vllaznisë

7 Tetor 2026, 19:11, Sport CNA

Dinamo me mungesa të rëndësishme ndaj Vllaznisë

Dinamo rikthehet në fushë të dielën, në transfertën ndaj Vllaznisë në Shkodër. Blutë kanë regjistruar katër fitore në pesë javët e para të kampionatit dhe vijnë në këtë sfidë në një moment pozitiv.

Vllaznia, në të kundërt, ka marrë vetëm një fitore në pesë javët e para dhe do të luajë ndeshjen e parë me trajnerin e ri.

Dinamo pritet të ketë mungesë Eridon Qardakun, i cili ka probleme me gjurin. Erjon Hoxhallari ka shfaqur ngarkesë muskulare dhe pritet të pushojë për të shmangur rrezikun e një dëmtimi më serioz. Bruno Dita vijon rikuperimin nga tërheqja muskulare dhe nuk pritet të jetë ende i gatshëm, ndërsa Bekim Maliqi vazhdon punën pas këputjes së ligamentit dhe nuk luan që nga janari.

Faton Neziri është rikuperuar nga problemet muskulare dhe ka nisur stërvitjen me grupin, duke vijuar edhe përgatitjen individuale.

Për Dinamon, sfida në Shkodër është një tjetër provë për të ruajtur ritmin e katër fitoreve në pesë ndeshje, ndërsa Vllaznia kërkon ta nisë kapitullin e ri me trajnerin e ri me një rezultat pozitiv.





Lajmet e fundit nga