Tani Berisha mund të marrë më qafë dhe LaCivitën

7 Tetor 2026, 19:14Editorial Mero Baze

 

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi më 7 tetor se do të ndërpresë menjëherë bashkëpunimin me këshilltarët Chris LaCivita dhe James Blair nëse angazhimet e tyre për klientë të tjerë krijojnë konflikt interesi. Reagimi erdhi pas raportimit të The New York Times se të dy kishin ofruar këshillim për çështje zgjedhore në Republikën Srpska të Bosnjë-Hercegovinës, ku pushtetin e kontrollon partia e Milorad Dodikut. Sipas raportimit, klienti formal ishte qeveria e këtij entiteti dhe secili kishte marrë qindra mijëra dollarë përmes një firme avokatie në Uashington. Trump deklaroi se LaCivita dhe Blair janë konsulentë të jashtëm, të lirë të punojnë për të tjerë, por shtoi se do të kërkojë informacion për klientët e tyre për të vlerësuar konfliktet e mundshme të interesit.

Paralajmërimi i Trumpit ngre pikëpyetje edhe për angazhimin e LaCivitës me kryetarin e Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, dhe për ndërthurjen e interesave të klientëve të tij me ndikimin pranë presidentit amerikan.

Në fushatën elektorale të vitit 2025, LaCivita u kontraktua nga Berisha me një kontratë dyvjeçare me firmën Continental Strategy, ku përfshiheshin dhe përpjekjet për heqjen e sanksioneve amerikane ndaj Berishës. Përveç kësaj kontrate, angazhimi i tij në fushatën e Berishës është raportuar edhe veçmas.

Shpenzimet janë ende të padeklaruara. Vetë Berisha ka pranuar se një ish-elektricist nga “Valbona” ka paguar 6 milionë dollarë në New York për heqjen e sanksioneve, por që arriti vetëm t’i siguronte një “vizë me një hyrje”, pa i prekur sanksionet “non grata”, të cilat janë ende në fuqi.

Ambasadori i ri i SHBA-së, që sapo ka ardhur në Tiranë, ruajti standardin e personave nën sanksione, duke mos e thirrur atë në pritjen e Ambasadës së SHBA-së dhe duke ftuar politikanë të tjerë nga PD-ja.

Rasti i Berishës për LaCivitën është më i rëndë se ai i Dodikut. Me Dodikun, i cili ka qenë nën sanksione nga Departamenti i Thesarit, ekziston mundësia e heqjes së sanksioneve dhe LaCivita e arriti duke bërë një marrëveshje për largimin e tij formal nga politika.

Me Sali Berishën, LaCivita është në konflikt direkt, pasi ai është një politikan aktiv dhe fushata elektorale, e cila u bë në emër të presidentit Trump, bie tërësisht ndesh dhe krijon konflikt interesi me punën e tij si lobist. Ai përdori në fushatë detaje personale nga stafi i presidentit Trump, siç ishte rasti qesharak i urimit nga Shkodra për shefen e stafit të presidentit Trump, apo duke botuar fotografi te dera e Air One, a thua se po hipte për të folur për Sali Berishën.

Në këto kushte, ai që mori së paku 6 milionë dollarë për t’i rregulluar punët Berishës në Uashington ka shumë shanse t’i prishë punë vetes, duke u përjashtuar nga lista e afërt e këshilltarëve të Trumpit për konflikt interesi, pasi ka mashtruar një klient në Shqipëri, duke u shtirur sikur po blen presidentin Trump për t’i hequr atij sanksionet “non grata”.

Nuk di në ka ndonjë pikë në kontratë për t’i kthyer paratë në rast se nuk ia hiqnin sanksionet “non grata”, por edhe sikur të jetë, tani LaCivita mund t’i kërkojë dëmshpërblim Berishës, se mund ta lërë pa punë fare në Uashington.

4 Komente

  1. D
    Dire Straits !!!!

    E vetmja gje qe mund te themi eshte se ...."Saliun e paskan mashtruar dhe i kane marre ca milione euro" nga dikush si Civita qe nuk qenka i lidhur me Trump......thene ndryshe , nje plak 80 e kusur vjecar ka rene pre e mashtrimit.......dhe pastaj na mashtroi edhe ne............po mire , cfare vlere ka ky lajm per Shqiperine dhe hallet e shqiptareve.......akoma vazhdoni te merreni me gjera idiote : Saliu eshte non Grata , Saliu nuk u ftua ne ambasade , Bojaxhiu beri foto me Trump.........te gjithe keta politikane e media te lidhur me ta , na mbushin me lajme sensacionale qe te kemi me se te merremi dhe te harrojme hallet tona......se ata per veten e tyre kaluar ishin e kaluar jane.......eshte si ajo batuta e filmit : "...Duan te kendojne.....le te kendojne Shazo , le te kendojne , nuk i vjen e keqja qeverise nga nje kenge..." !!!! PD , me Berishen ne krye ka 0 shanse te fitoje qofte zgjedhje lokale apo ato kombetare.....kete gje e dijne te gjithe , perfshire vete demokratet....perfshire vete Saliun......e megjithate ka gazetare qe nxjerrin buken e gojes duke shkruar pa fund artikuj per Berishen.....si Mero dhe Yjet e tij.....por keto artikuj vetem se krijojne nje cikel te mbyllur : Mbajne gjalle politikisht Berishen , Berisha vazhdon e perpiqet te beje politike , Prania e tij demton PD , Gazetarucet shkruajne perseri artikuj per te.........pu pu ....larg qofte i ndodh ndonje gje Saliut......sa veta do humbin punet ne radhet e gazetareve......qeveria duhet te kujdeset per Saliun....sepse gjeneron vende pune !!!.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Halle e Halle kjo dynja

      Po Mero për këto gjëra paguhet se për hallet e shqiptarëve s'ka si ti dije se për vete është milioner vetëm për lalin i qan zemra

      Përgjigjjuni
    2. F
      Faja mbi fik

      Kësajë i thonë të të qijë edhe një plak 83 vjeç, me pelena në bythë, e me oturak pas vetes…

      Përgjigjjuni
      1. S
        Saliu do shohe Zenin e Giten ne burg

        LaCivita ja beri vehtes, ai eshte vetem nje latino medioker barkderr i etur per para. Nderkohe o Mero do jete LaCivita qe do marre ne qafe Zenin e Giten, se Sali vrasesin e pret gjykimi i popullit qe e vrau, preu, dogji e shkaterroi pa meshire.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje