VIDEO/ Nis protesta e 130-të kundër qeverisë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

19:15, 07/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ka nisur këtë të mërkurë, 7 tetor, protesta e 130-të kundër qeverisë.

Qytetarët janë mbledhur fillimisht në Sheshin ‘Skënderbej’ dhe më pas kanë nisur marshimin në drejtim të Kryeministrisë, ku pritet të vijojë protesta.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë së tij. Krahas kësaj, protestuesit kanë artikuluar edhe kërkesën për ngritjen e një qeverie teknike.

Protesta e sotme zhvillohet një ditë para një seance të rëndësishme parlamentare. Më 8 tetor pritet të shqyrtohet në Kuvend projektligji për reformën territoriale, që parashikon heqjen e 15 bashkive dhe bashkimin e tyre me bashki më të mëdha.

Kundërshtarët e reformës e kanë cilësuar atë si një nismë që rrezikon të thellojë shpopullimin, veçanërisht në zonat që do të humbasin statusin e bashkisë.

Për këtë arsye, dita e nesërme pritet të shoqërohet me përplasje politike brenda Kuvendit, ndërsa protestuesit kanë paralajmëruar praninë e tyre edhe jashtë Parlamentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco