Shkrija e bashkive s'do ndalet, Gazetari Bushkolaj paralajmëron: Në 2030 do hiqen nga harta edhe Mirdita, Tepelena ...

Shkrija e bashkive s'do ndalet, Gazetari Bushkolaj paralajmëron: Në 2030 do hiqen nga harta edhe Mirdita, Tepelena ...

19:11, 07/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Elkier Bushkolaj në studion e “Task Force’  në Syri Tv paralajmëron planin e Edi Ramës për heqjen e bashkive të tjera nga harta e Shqipërisë në vitet e ardhshme për të shkuar drejt planit të Ramës për ta bërë Shqipërinë me 12 superbashki

"Rama zbriti vetë në terren. Shkoi në të gjitha bashkitë në jug të vendit. Kjo tregon rëndësinë e kësja reforme për Edi Ramën, sepse ka kalkulime elektorale. Ky njeri që konsultohet me arkitektët e botës për kullat në Tiranë nuk e mori mundimin për 225 mijë banorëve që prek kjo reformë, 10% e popullsisë.

Për të parë si do të jetë jeta në 15 bashki që do të shkrihen do të kthehen pas në 2014. Për të kuptuar si është Rubiku në raport me 2014, si është Fushë Kruja, dhe Sukthi. Janë zona të zbrazura dhe në bashki të mëdha mbeten pa përfaqësim direct dhe nuk do të jenë në qendër të bashkive të mëdha.

Do të jetë shkel ndaj identitetit krahinor dhe kulturor të Shqipërisë. Në takimin në Korçë që u zhvillua më 17 shtator Rama u shpreh se në reformën e ardhshme territorial në 2030 do të shkrijnë bashki si Erseka a Devolli. Kjo do të thotë që të gjitha bashkitë të profilit të ngjashëm, si Mirdita,  Tepelena, Skrapari, Bulqiza etj në 2030 do të hiqen nga harta e Shqipërisë e do të shkojmë drejt 12 superbashkive të mëdha, 12 qendrave qarku që është projekt ide e Ramës" tha Bushkolaj.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco