‘Rama ka vite që nuk është kryeministër’-Iriqi bisedon me ambasadorin amerikan Eric Wendt

‘Rama ka vite që nuk është kryeministër’-Iriqi bisedon me ambasadorin amerikan Eric Wendt

19:30, 07/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Iriqi:-U çuditën shqiptarët që kryeministri i Shqipërisë të priti me tuta, pa kostum serioz pune. Si pranove?

Wendt:-Pranova se ajo nuk qe pritje, ishte një pirje kafe sa për të shtyrë kohën.

Iriqi:-S’qe pritje?

Wendt:-Joooo.

Iriqi:-Pse?

Wendt:-Sepse Rama nuk është kryeministër i Shqipërisë. Këtë e di dhe bufi, thotë një fjalë popullore shqipe.

Iriqi:-Po a merr vendime ai si kryetar qeverie? A i bindet atij policia? A jep leje ndërtimi ai? A shet copa të atdheut? A…

Wendt:-Po, po. I bën të gjitha. Po jo si kryeministër.

Iriqi:-E në ç’pozicion?

Wendt:-Si koordinator. Rama është koordinator i 5 qeverive qe kanë vite që funksionojnë në Shqipëri. Ai bën çfarë i thonë. Ne në USA kemi kohë që e dimë këtë.

Iriqi:-Nuk besohet kjo që thua, por a mund të na numërosh katër qeveritë?

Wendt:-Po. Formalisht e para shkruhet qeveria e Ramës. Më tej, qeveria tjetër është ajo e burgut. Zv/kryeministra të kërkuar nga drejtësia, ministra në arrest, kryetarë bashkish po ashtu. Duzina me drejtorë të dënuar. Këta janë qeveria tjetër. Në rresht me këta rrinë ata që qeverisin me trafikun e drogës. Të fuqishëm dhe arrogantë. Diktojnë lejet e ndërtimit, resortet, bregdetin, malet, pyjet. Shkurt po gëlltisin pasuritë e kombit.

Iriqi:-Po më pas?

Wendt:-Më pas dora e fortë e Ballukut. Që zotëron ngastra të mëdha qeverisje. Tentakulat e saj shtrihen në çdo cep të vendit dhe të administratës.

Iriqi-Tjetër?

Wendt:-Agasi me Vlorën si qershia mbi tortën e buxhetit. Korruptojnë median, politikën, parlamentin, policinë…

Iriqi:-I di USA dhe hesht?

Wendt:-Nuk hesht. Vepron.

Iriqi:-Si?

Wendt:-Me strategji. Ja një detaj. Pse Ramën shpesh e thërrasin Ramaduro?

Iriqi:-Pse?

Wendt:-Që ta çojmë te Maduro pra. Dhe e kemi lehtë nga që në Surrel helikopteri ka shesh të gjerë për t’u ulur. Nuk shqetësojmë me zhurma as banorët. Fap ulemi e marrim lehtë e lehtë për krahu dhe ia fusim sa krahu. Kështu është një shprehje në këtë vend të bekuar. Për krahu sa krahu, hahaha!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco