Ka nisur në Tiranë protesta e 130-të radhazi, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzojnë si autor të rritjes së kostove të jetesës në vend dhe përkeqësimit të shërbimit nga institucionet publike.
Pankartat në mbrëmjen e sotme duket se targetojnë ish-zëvendëskryeministrin nën akuzë nga SPAK, Belinda Balluku, për të cilën shkruhet: “Nga Albcontrol te tuneli në Llogara, ku ka miliarda Bela bën hata”; “SPAK mos bëj lojëra e mos mbaj anë, po bëj punën sic ta kanë dhënë”; “130 ditë, pyetjet vazhdojnë”; “Prania Besnike e këtij shteti, është vjedhja në çdo nivel që e sheh krejt mileti”,- thuhet ndër të tjera.















