Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zjarret “pushtojnë” Peqinin, flakët përfshijnë shkurre, pyje dhe ullishte!

Shkruar nga Newsbomb
Zjarret “pushtojnë” Peqinin, flakët përfshijnë
Foto nga flakët

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë këtë të mërkurë në fshatin Haspiraj të Peqinit, duke përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll dhe ullishte. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në orët e pasdites, ndërsa ekipet zjarrfikëse kanë punuar për rreth tre orë për ta vënë nën kontroll dhe më pas për ta shuar plotësisht.

Prej disa ditësh, zjarret kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme në disa fshatra të Peqinit. Dyshohet se një pjesë e tyre janë shkaktuar nga djegia e tokave bujqësore, ndërsa flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke përfshirë edhe zona me bimësi dhe ullishte.

Sezoni i vjeshtës rrit rreziku e zjarreve për shkak të djegies së mbetjeve bujqësore nga fermerët. Zjarrfikësja Peqin vijon apelin drejtuar qytetarëve për mos ndezjen e zjarreve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese