LIVE UPDATES
Bota

E dënuara për krime lufte, Bilana Plavshiç, varroset me nderime në Banjallukë

Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) e dënoi atë në vitin 2003 me 11 vjet burgim për përndjekjen e boshnjakëve, kroatëve dhe pjesëtarëve të tjerë të popullsisë joserbe, mbi baza politike, racore dhe fetare, në 37 komuna në mbarë Bosnjën gjatë vitit 1992.

7 Tetor 2026, 20:01 Nga G.M
E dënuara për krime lufte, Bilana Plavshiç, varroset me nderime
Në varrimin e Bilana Plavshiqit morën pjesë zyrtarë të Republikës Sërpska, në Banjallukë, më 7 tetor 2026.


Me gardën e nderit dhe në praninë e anëtares së Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zhelka Cvijanoviq, si dhe të krerëve të Republikës Sërpska, më 7 tetor në Banjallukë u varros kriminelja e luftës dhe ish-presidentja e këtij entiteti serb të Bosnjës, Bilana Plavshiq, e cila vdiq javën e kaluar.

Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) e dënoi atë në vitin 2003 me 11 vjet burgim për përndjekjen e boshnjakëve, kroatëve dhe pjesëtarëve të tjerë të popullsisë joserbe, mbi baza politike, racore dhe fetare, në 37 komuna në mbarë Bosnjën gjatë vitit 1992. Në Bosnje është i ndaluar glorifikimi publik i personave të dënuar me aktgjykim të formës së prerë për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Ndryshimet në Kodin Penal të Bosnjës, të imponuara nga atëherë përfaqësuesi ndërkombëtar, Valentin Inzko, parashohin dënime me burgim nga tre muaj deri në pesë vjet për mohimin ose justifikimin e krimeve të luftës, ndërsa për dhënien e mirënjohjeve, privilegjeve apo formave të tjera të glorifikimit të kriminelëve të dënuar të luftës, ligji parashikon dënim me burgim prej të paktën tre vjetësh.

Në varrimin e Plavshiqit në Banjallukë morën pjesë rreth një mijë persona. Mes tyre, përveç Cvijanoviqit, ishin udhëheqësit e entitetit, Parlamentit të entitetit dhe të Qeverisë, Sinisha Karan, Nenad Stevandiq dhe Savo Miniq. I pranishëm ishte edhe ish-presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, tani lider i Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur.

Arkivoli i Bilana Plavshiqit i mbuluar me flamurin e Republikës Sërpska. Në varrim morën pjesë edhe anëtarë të Njësisë së Nderit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Sërpska. Prokuroria e Bosnjës nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë se si do të veprojë lidhur me varrimin me nderime të Plavshiqit, e dënuar për krime lufte.

Para varrimit, në Banski Dvor në Banjallukë u mbajt edhe një ceremoni përkujtimore për Plavshiqin. Edhe ceremonia përkujtimore u shoqërua me nderime. Në të morën pjesë Stevandiq, ministrat në Qeverinë e Republikës Sërpska, Goran Selak dhe Zhelko Budimir, si dhe Dodik, disa ish-zyrtarë të Republikës Sërpska, miq, familjarë dhe të njohur.

Në ceremoninë përkujtimore dhe në varrim nuk mori pjesë asnjë zyrtar nga Serbia. Garda e nderit e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Sërpska qëndroi pranë fotografisë së Plavshiqit, para së cilës ishin vendosur dekoratat e saj.

Përveç ceremonisë përkujtimore, u organizua edhe nënshkrimi në librin e zisë. Dodik kishte deklaruar më herët se Plavshiq “i meriton të gjitha nderimet”. Plavshiq vdiq më 1 tetor në Beograd, në moshën 96-vjeçare. Në Beograd, më 6 tetor, u mbajt shërbesa fetare, pas së cilës arkivoli u dërgua në Banjallukë.

Plavshiq ka mbetur e njohur për një fotografi, të publikuar në vitin 1992, në të cilën ajo kalon mbi trupin e një civili mysliman të vrarë në Bijelinë, për t’i dhënë një puthje Zhelko Razhnatoviqit, i njohur më mirë si Arkani.

Në aktgjykimin e formës së prerë të vitit 2003, Gjykata e Hagës konstatoi se Plavshiq pranoi se, si anëtare e udhëheqjes më të lartë politike të serbëve të Bosnjës, kishte marrë pjesë në politikën e ndarjes etnike, e cila çoi në vdekjen e mijëra njerëzve dhe dëbimin me forcë të dhjetëra mijëra të tjerëve. Në varrimin e Plavshiqit në Banjallukë morën pjesë rreth një mijë persona.

Gjykata deklaroi se përndjekjet përfshinin dëbime, zhvendosje të detyruara të popullsisë, ndalime të paligjshme, trajtim mizor, si dhe shkatërrimin e pronës dhe objekteve fetare të popullsisë joserbe. Gjyqtarët e Hagës arritën gjithashtu në përfundimin se Plavshiq mbështeste dhe arsyetonte fushatën e spastrimit etnik të kryer nga strukturat politike, ushtarake dhe policore të serbëve të Bosnjës.

Në aktgjykim thuhej se ajo ishte në dijeni për krimet e përhapura kundër joserbëve, por nuk i kishte parandaluar dhe as nuk i kishte ndëshkuar përgjegjësit, megjithëse kishte ndikim të madh politik. Gjatë pranimit të fajësisë, ajo deklaroi se e pranonte faktin se “mijëra myslimanë dhe kroatë të pafajshëm ishin viktima të një përpjekjeje të organizuar dhe sistematike për t’i larguar nga territoret që autoritetet serbe i konsideronin të tyret”.

Sipas marrëveshjes për pranimin e fajësisë, akuzat e tjera, përfshirë atë për gjenocid, u hodhën poshtë. Shtatë vjet më vonë, ndërsa vuante dënimin në Suedi, në një intervistë për revistën suedeze “Vi”, ajo e tërhoqi pranimin e fajësisë, duke e pranuar se e kishte bërë këtë për të shmangur një dënim më të gjatë me burgim.

Pasi vuajti dy të tretat e dënimit, Plavshiq u lirua në vitin 2009. Millorad Dodik në mesin e pjesëmarrësve në ceremoninë përkujtimore për Plavshiqin në Banjallukë, 7 tetor 2026. Nga Suedia, ajo u transportua me avion të Qeverisë së Republikës Sërpska në Beograd, ku në pistë e priti kryeministri i atëhershëm i Republikës Sërpska, Dodik.

Gjatë luftës, Plavshiq ishte një nga bashkëpunëtoret më të afërta të Radovan Karaxhiqit, i cili më vonë u dënua me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë dhe krime të tjera lufte. Ndër pamjet më të njohura nga ajo periudhë ka mbetur fotografia e vitit 1992, në të cilën Plavshiq në Bijelinë kalon mbi trupin e një civili mysliman të vrarë për të përshëndetur Zhelko Razhnatoviq Arkanin, udhëheqësin e një njësie paraushtarake serbe.

“Janë 12 milionë serbë dhe, edhe nëse gjashtë milionë prej tyre vdesin në fushëbetejë, gjashtë milionët e mbetur do të vazhdojnë të korrin frytet e asaj lufte”, është një nga deklaratat që ajo bëri gjatë luftës.

Disa media kanë raportuar se ish-presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviq, e konsideronte atë person radikal, ndërsa bashkëshortja e tij, Mirjana Markoviq, e kishte quajtur “Mengele femër”, duke iu referuar mjekut nazist Jozef Mengele. Para se të hynte në politikë, Plavshiq ndërtoi një karrierë të rëndësishme akademike si biologe.

Ajo botoi rreth njëqind punime shkencore, ndërsa Universiteti i Sarajevës e emëroi profesoreshë në vitin 1956. Ajo ishte edhe dekane e Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikore dhe u specializua shkencërisht në Pragë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Para luftës në Bosnje, ajo ishte anëtare e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës.

Ndryshe nga një pjesë e udhëheqjes së atëhershme të Republikës Sërpska, ajo e mbështeti Marrëveshjen e Dejtonit për Paqe, e cila i dha fund luftës në Bosnje në vitin 1995. Pas luftës, ajo ushtroi detyrën e presidentes së Republikës Sërpska.

Pas konfliktit me mbështetësit e Karaxhiqit dhe Partisë së tij Demokratike Serbe, ajo themeloi Aleancën Popullore Serbe. Në fillim të viteve 2000, ajo u tërhoq gradualisht nga jeta politike pas dështimeve të partisë së saj në zgjedhjet lokale.

Një vit më vonë, ajo iu dorëzua vullnetarisht Tribunalit të Hagës, para të cilit u dënua si zyrtarja më e lartë politike e serbëve të Bosnjës që pranoi fajësinë./REL

rel bilana plavshiç

Sondazh

Poll

Vatër zjarri në Armen të Selenicës, era përhap flakët me shpejtësi

Vatër zjarri në Armen të Selenicës, era përhap flakët me shpejtësi

130 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Arrestoni Ramën

Çfarë deklaronte Rama 4 vite më parë në Izrael: Orikumin dhe Finiqin e kanë themeluar hebrenjtë

Ish-kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli paraqitet sërish në SPAK, vijojnë hetimet për shkeljet në tendera

Rama: Aplikimet që hasin pengesa te bankat do të kenë mbështetjen e Ministrisë

Ibrahimaj: Mbështetje më e madhe për bizneset, fondi i garancisë sovrane mund të trefishohet

Rama takim me bizneset: Financimi shkon deri në 2 milion euro, afati është deri në 10 vjet

"Rama është kthyer në avokat të"/ Berisha: Vetëm revolta mund të shpëtojë shqiptarët nga narkoshteti

Berisha thirrje: Shqiptarët të protestojnë për atë parlament që nuk meriton të ekzistojë

Çfarë ndodhi në Elbasan? Shpërthim me tritol në derën e një banese në lagjen “Çlirimi”

"O hajdut"/ Banorët e zonës së ish-Uzinës e presin me protesta Ramën: Në burg do përfundosh

Aksident i rëndë në Vlorë/ Plagosen pes persona, mes të lënduarve edhe shtetas të huaj

Shpërthen bombola e gazit në Roskovec, e moshuar transportohet drejt spitalit të Fierit me djegie

U zgjodh si Presidente, Justina Shiroka-Pula betohet në Kuvend

Justina Shiroka-Pula: Së bashku do të ndërtojmë të ardhme më të mirë për brezat pasardhës

Qytetarët protestojnë edhe në stadiumin “Air Albania” gjatë ndeshjes Shqipëri–San Marino

Protestë edhe në stadiumin “Air Albania”/ Shpaloset banderola: Rama në burg, Berisha në burg

Kosova në ankth/ Qindra protestues mblidhen para Kuvendit, policia shton masat e sigurisë

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Protestuesi: Është vënë në shërbim të oligarkëve, kanë zaptuar çdo hapësirë të vendit

Dita e 129-të e protestës/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Poshtë narko-shteti

Braçe kundër reformës territoriale: Nuk e votoj, nuk u konsultova

Çfarë po ndodh në ambientet e Gjykatës së Posaçme? Garda e Republikës ushtron kontrolle

Saimir Korreshi ironizon te Ligjet: Vdiqëm duke ngrënë peshkaqenë, koranë e trofta në lokale

Berisha: Roni Yeffet u bë brenda natës pronar i 45 milionë eurove nga buxheti i shtetit

Berisha: Vlora ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n

Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën

Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK për masën 'detyrim paraqitje'

Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK për masën 'detyrim paraqitje'

"Nuk më duket normale"/ Deputeti Ermal Pacaj shkon në Kuvend: Paskam ardhur kot, s'qenka askush

Protesta para Kuvendit të Kosovës, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

Aksidenti i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, ku humbi jetën 70-vjeçarja, PAMJET nga vendngjarja

Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës, policia hedh gaz lotsjellës...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

"Kemi shtet që nuk vepron mbi rregullat"/Aktivistja: Policia vepron me urdhrat e kriminelit Agasi

Sërish tensione para Kuvendit të Kosovës, protestuesit përplasen me policinë

Tensione jashtë Kuvendit të Kosovës, protestuesit hedhin mjete piroteknike

128 ditë protestë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Protestuesit kërkojnë llogari për personat e shoqëruar: Policia i arrestoi jashtë perimetrit

Blushi: Ditë e zezë sot, parlamenti e ka humbur kuptimin!

Korreshi: Njerëzit janë pa bukë, kështu që te 'Prania Besnike' merrni ndonjë bukë me vete

Bujar Leskaj: Duhet të hartojmë Kodin e ri Zgjedhor, të krijojmë qeverinë teknike

Zhupa: Rama ishte sot në Durrës, por e pritën me protestë! "Territorialja" një masakër...

Protestuesit e kapin në krahë deputetin e Vetëvendosjes, Fahrush Rexhepi, e fusin me forcë në Kuvend

Protesta para Kuvendit, shoqërohen dy persona, po qëndronin jashtë perimetrit të sigurisë

Balla i drejtohet opozitës: Reforma territoriale sjell më shumë të mira për komunitetet

Berisha: Jeni skllevër të pasurimit tuaj, po shmangni debatin për lidhjet e bandave me SHISH

Berisha: Të mblidhen para parlamentit për t’i dhënë përgjigjen më të merituar bastionit të krimit...

Berisha socialistëve: Jeni bërë zëdhënës të grupeve më të egra të Europës

Berisha: Komisioni i Sigurisë të ndërmarrë hetim për grupin e strukturuar kriminal të Edi Ramës...