Artan Hoxha analizon punën e SPAK-ut: Është më i avancuar te dosjet që kanë ardhur nga jashtë

7 Tetor 2026 | 20:09

I ftuar në “Tonight” me Mirela Milorin, gazetari i kronikës Artan Hoxha foli për punën SPAK teksa u shpreh se pritshmëritë ndaj institucionit për goditjen e korrupsionit në nivelet e larta dhe krimit të organizuar mbeten të mëdha.

Hoxha tha se, sipas tij, suksesi dhe volumi më i madh i punës së SPAK është evidentuar në dosjet e ardhura nga jashtë vendit, veçanërisht nga materialet e aplikacioneve të komunikimit SKY ECC dhe EncroChat.

“Pritshmëria te SPAK-u është shumë e madhe për të goditur në nivelet e larta. Pjesa më e suksesshme është ajo që mbulon krimin e organizuar dhe suksesi ka ardhur pas materialeve të SKY ECC dhe EncroChat, të ardhura nga jashtë. Me thënë të drejtën, nuk ka as infiltrime, as hetim siç ka bërë dikur Prokuroria e Krimeve të Rënda. Pse s’ka ndodhur kjo, nuk e di. SPAK-u është më tepër i avancuar në dosjet që kanë ardhur nga Bashkimi Evropian, jo me grupet në vend. Janë goditur kryesisht grupet që kanë aktivitet në vendet e Bashkimit Europian, që trafikojnë kokainë në BE dhe marrin paratë e qytetarëve të BE-së dhe i sjellin në Shqipëri. Grupet në vend nuk janë goditur, por vetëm ato jashtë”, u shpreh ai. Prandaj ambasadori i BE-së dhe ambasadorët e vendeve të BE-së e mbështesin SPAK-un dhe GJKKO-n, pasi po mbarojnë punët e pista të Evropës. Ke dëgjuar ti ndonjë ambasador që thotë: janë 180 mijë dosje stok, nuk u bëhet vonë për shqiptarët? Por për shqiptarët që bëjnë trafik në Evropë, BE-ja i thotë SPAK-ut: ‘Bjeruni kokës’ dhe këta këtë po bëjnë”, deklaroi Artan Hoxha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr në fshatin Haspiraj të Peqinit, era favorizon përhapjen e flakëve

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll dhe ullishte në fshatin Haspiraj të Peqinit. Zjarret në zonat rurale të...
20:06 | 07/10/2026

Dita e 130-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë (VIDEO)

Qytetarë dhe aktivistë të shumtë kanë dalë edhe këtë të mërkurë në protestën e radhës e cila hyri në ditën e saj të 130-të. Si...
19:29 | 07/10/2026

SPAK dërgon për gjykim 4 të pandehurit për rrëmbimin dhe vrasje, si u ndoq dhe u mor peng

SPAK ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë katër persona, të akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e shtetasit me inicialet...
18:13 | 07/10/2026