Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

117-vjeçarja nga Berati merr lajmin e veçantë, Edi Rama surprizon nënë Qamilen

Shkruar nga Newsbomb
117-vjeçarja nga Berati merr lajmin e veçantë, Edi Rama
Nënë Qamilja

Qamile Metan Marrës, 117-vjeçarja nga fshati Ferras i Beratit, do të përfitojë një pension të posaçëm shtetëror, pas një propozimi të Kryeministrit Edi Rama. Nënë Qamilja është bërë e njohur për jetëgjatësinë e rrallë. Në 117 vite jetë, ajo ka parë të rriten pesë breza të familjes së saj, ndërsa edhe në këtë moshë vijon të merret me punët e vogla të përditshme në oborrin e shtëpisë.

Historia e saj tërhoqi vëmendjen e mediave, ndërsa familjarët kishin shprehur publikisht edhe dëshirën që 117-vjeçarja të përfitonte një pension të posaçëm. Pas propozimit të Kryeministrit Rama, Këshilli i Ministrave ka miratuar akordimin e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror për Qamile Meta Marrës, duke i siguruar asaj mbështetje shtesë financiare.

"Me propozim të Kryeministrit Rama, pension i posaçëm për nënë Qamilen.

Në 117 vitet e jetës, nënë Qamilja ka parë të rriten pesë breza të familjes. Historia e saj nga fshati Ferras i Beratit tërhoqi vëmendjen e mediave për jetëgjatësinë e rrallë dhe energjinë me të cilën vazhdon të merret me punët e vogla të përditshme.

Pas një jete pune në bujqësi, siç ajo rrëfeu për mediat, kujdeset për oborrin, e rrethuar nga familjarët. Krahas elementëve njerëzor, familjarët ndanë publikisht edhe dëshirën që nënë Qamilja të përfitonte një pension të posaçëm.

Tashmë, me propozimin e Kryeministrit Edi Rama, Këshilli i Ministrave i ka akorduar Qamile Metan Marrës një shtesë pensioni të posaçëm shtetëror, që sjell më shumë mbështetje financiare për të dhe familjen e saj", shkruhet në njoftimin e Kryeministrisë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese