AKTUALITET /

Kuvendi shqyrton nesër “Territorialen”, aktivistët: Veza, simbolika e revoltës sonë ndaj deputetëve që nuk na përfaqësojnë

Një nga aktivistët u shpreh se, nesër Kuvendi do të shqyrtojë Reformën Territoriale të propozuara nga partia-shtet, reformë që nuk është në interes të qytetarëve.

Shkruar nga Versus

Kuvendi shqyrton nesër “Territorialen”, aktivistët: Veza,

Në ditën e 130 të protestës kundër qeverisë, qytetarët kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë rezistencën duke mos u ndalur.

Një nga aktivistët u shpreh se, nesër Kuvendi do të shqyrtojë Reformën Territoriale të propozuara nga partia-shtet, dhe që nuk është në interes të qytetarëve.

“Ata duan të largojnë shqiptarët nga shërbimet e nevojshme. Kjo reformë ka për qëllim t’I shërbejë qeverisë dhe jo qytetarëve. Si në 2014 kur reforma territoriale boshatisi fshatin, është detyrë e jona që pas 130 ditëve të shkojmë para Kuvendit dhe t’i  tregojmë me vezën, simbolikën tonë që ne nuk na përfaqësoni”, tha aktivisti./Versus.al

Poll