LIVE UPDATES
Aktualitet

"Siguria e magjistratit nuk është privilegj"/ Një vit nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, reagojnë magjistratët: Ende pa statusin “Dëshmor i Atdheut”

Ata thonë një vit pas ngjarjes, gjykatat dhe prokuroritë ende nuk kanë një strukturë të posaçme policore për sigurinë, ndërsa mungon edhe një mekanizëm për vlerësimin e kërcënimeve ndaj magjistratëve.

7 Tetor 2026, 20:05 Nga E.d
"Siguria e magjistratit nuk është privilegj"/ Një vit
Astrit Kalaja

TIRANË- Një vit pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kanë kërkuar masa konkrete për sigurinë e magjistratëve dhe institucioneve të drejtësisë. Përmes një deklarate zyrtare, magjistratët kërkojnë që Kalajas t’i njihet statusi “Dëshmor i Atdheut”, ndërsa familjes dhe fëmijëve të tij t’u garantohet trajtim institucional.

Ata thonë një vit pas ngjarjes, gjykatat dhe prokuroritë ende nuk kanë një strukturë të posaçme policore për sigurinë, ndërsa mungon edhe një mekanizëm për vlerësimin e kërcënimeve ndaj magjistratëve. Më tej, ata theksojnë se siguria e magjistratit nuk është privilegj, por është garanci për çdo qytetar që kërkon një drejtësi pa frikë dhe pa presion.

Magjistratët u bëjnë thirrje institucioneve që të miratojnë masa konkrete për mbrojtjen e gjyqtarëve, prokurorëve dhe familjeve të tyre. Kjo duke theksuar se vrasja e Kalajas duhet të shërbejë si shtysë për forcimin e sigurisë në sistemin e drejtësisë.

Deklarata e plotë:

Një vit pa gjyqtarin Astrit Kalaja. Një vit pa përgjigje. Më 6 tetor 2025, gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri ndërsa ishte në ushtrim të detyrës së tij. U vra në sallën e gjyqit, aty siguria duhet të garantohet më shumë se kudo tjetër. Në këtë përvjetor, ne, magjistratët e Shqipërisë, përkulemi para kujtimit të tij dhe qëndrojmë pranë familjes së tij. Por përkujtimi dhe solidariteti nuk mjafton. Një vit pas vrasjes, organet shtetërore ende nuk i kanë njohur gjyqtarit Astrit Kalaja statusin “Dëshmor i Atdheut”, që i takon një gjyqtari të vrarë në detyrë. Procedurat vazhdojnë të zvarriten, duke i detyruar familjarët që t’i drejtohen gjykatës. Për fëmijët e tij, njëri prej të cilëve i mitur, nuk është parashikuar asnjë trajtim i posaçëm institucional. Kërkesat e magjistratëve për masa që do ta lehtësonin sadopak dhimbjen e tyre kanë mbetur gjithashtu pa përgjigje. Edhe siguria ka mbetur në vend.

Një vit pas vrasjes së një gjyqtari në sallën e gjyqit, gjykatat dhe prokuroritë nuk kanë ende një strukturë policore të posaçme. Nuk ka mekanizëm për vlerësimin e kërcënimeve dhe mbrojtjen e magjistratëve të kërcënuar. Nuk ka një kuadër ligjor të ri për sigurinë e institucioneve të drejtësisë. Nga autoritetet kompetente mungon ende një reagim konkret dhe i qëndrueshëm. Nëse një gjyqtar nuk është i sigurt në sallën e gjyqit, sa i sigurt është qytetari që hyn në të? Sulmi ndaj gjyqtarit Kalaja ishte sulm ndaj gjithë sistemit të drejtësisë, ndaj gjykatës që vendos, por edhe ndaj qytetarit që kërkon drejtësi. Magjistratët e njohin nga afër këtë rrezik. Ata përballen çdo ditë me çështje për krime të rënda, krim të organizuar dhe korrupsion, dhe shpesh bëhen, bashkë me familjet e tyre, objekt kërcënimesh e presionesh.

Kujtimi i gjyqtarit Astrit Kalaja nuk mund të mbetet vetëm homazh. Nderi dhe dinjiteti i shtetit shqiptar kërkojnë veprim. Prandaj, u kërkojmë institucioneve shtetërore që, pa asnjë vonesë tjetër, të njohin statusin “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin Astrit Kalaja, t’i garantojnë familjes dhe fëmijëve të tij një trajtim institucional dinjitoz, të krijojnë një strukturë të posaçme policore për sigurinë e gjykatave dhe të prokurorive, të ngrenë një mekanizëm efektiv për vlerësimin e kërcënimeve dhe mbrojtjen e magjistratëve të kërcënuar e të familjeve të tyre, si dhe të miratojnë një kuadër ligjor gjithëpërfshirës për sigurinë e institucioneve të drejtësisë. Siguria e magjistratit nuk është privilegj. Është garanci për çdo qytetar që kërkon një drejtësi pa frikë dhe pa presion. Një vit më parë humbëm një koleg. Shteti nuk duhet të presë humbjen e një tjetri për të vepruar. I paharruar qoftë kujtimi i gjyqtarit Astrit Kalaja! Unioni i Gjyqtarëve Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë./Dosja.al

astrit kalaja

Sondazh

Poll

Vatër zjarri në Armen të Selenicës, era përhap flakët me shpejtësi

Vatër zjarri në Armen të Selenicës, era përhap flakët me shpejtësi

130 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Arrestoni Ramën

Çfarë deklaronte Rama 4 vite më parë në Izrael: Orikumin dhe Finiqin e kanë themeluar hebrenjtë

Ish-kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli paraqitet sërish në SPAK, vijojnë hetimet për shkeljet në tendera

Rama: Aplikimet që hasin pengesa te bankat do të kenë mbështetjen e Ministrisë

Ibrahimaj: Mbështetje më e madhe për bizneset, fondi i garancisë sovrane mund të trefishohet

Rama takim me bizneset: Financimi shkon deri në 2 milion euro, afati është deri në 10 vjet

"Rama është kthyer në avokat të"/ Berisha: Vetëm revolta mund të shpëtojë shqiptarët nga narkoshteti

Berisha thirrje: Shqiptarët të protestojnë për atë parlament që nuk meriton të ekzistojë

Çfarë ndodhi në Elbasan? Shpërthim me tritol në derën e një banese në lagjen “Çlirimi”

"O hajdut"/ Banorët e zonës së ish-Uzinës e presin me protesta Ramën: Në burg do përfundosh

Aksident i rëndë në Vlorë/ Plagosen pes persona, mes të lënduarve edhe shtetas të huaj

Shpërthen bombola e gazit në Roskovec, e moshuar transportohet drejt spitalit të Fierit me djegie

U zgjodh si Presidente, Justina Shiroka-Pula betohet në Kuvend

Justina Shiroka-Pula: Së bashku do të ndërtojmë të ardhme më të mirë për brezat pasardhës

Qytetarët protestojnë edhe në stadiumin “Air Albania” gjatë ndeshjes Shqipëri–San Marino

Protestë edhe në stadiumin “Air Albania”/ Shpaloset banderola: Rama në burg, Berisha në burg

Kosova në ankth/ Qindra protestues mblidhen para Kuvendit, policia shton masat e sigurisë

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Protestuesi: Është vënë në shërbim të oligarkëve, kanë zaptuar çdo hapësirë të vendit

Dita e 129-të e protestës/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Poshtë narko-shteti

Braçe kundër reformës territoriale: Nuk e votoj, nuk u konsultova

Çfarë po ndodh në ambientet e Gjykatës së Posaçme? Garda e Republikës ushtron kontrolle

Saimir Korreshi ironizon te Ligjet: Vdiqëm duke ngrënë peshkaqenë, koranë e trofta në lokale

Berisha: Roni Yeffet u bë brenda natës pronar i 45 milionë eurove nga buxheti i shtetit

Berisha: Vlora ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n

Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën

Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK për masën 'detyrim paraqitje'

Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK për masën 'detyrim paraqitje'

"Nuk më duket normale"/ Deputeti Ermal Pacaj shkon në Kuvend: Paskam ardhur kot, s'qenka askush

Protesta para Kuvendit të Kosovës, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

Aksidenti i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, ku humbi jetën 70-vjeçarja, PAMJET nga vendngjarja

Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës, policia hedh gaz lotsjellës...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

"Kemi shtet që nuk vepron mbi rregullat"/Aktivistja: Policia vepron me urdhrat e kriminelit Agasi

Sërish tensione para Kuvendit të Kosovës, protestuesit përplasen me policinë

Tensione jashtë Kuvendit të Kosovës, protestuesit hedhin mjete piroteknike

128 ditë protestë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Protestuesit kërkojnë llogari për personat e shoqëruar: Policia i arrestoi jashtë perimetrit

Blushi: Ditë e zezë sot, parlamenti e ka humbur kuptimin!

Korreshi: Njerëzit janë pa bukë, kështu që te 'Prania Besnike' merrni ndonjë bukë me vete

Bujar Leskaj: Duhet të hartojmë Kodin e ri Zgjedhor, të krijojmë qeverinë teknike

Zhupa: Rama ishte sot në Durrës, por e pritën me protestë! "Territorialja" një masakër...

Protestuesit e kapin në krahë deputetin e Vetëvendosjes, Fahrush Rexhepi, e fusin me forcë në Kuvend

Protesta para Kuvendit, shoqërohen dy persona, po qëndronin jashtë perimetrit të sigurisë

Balla i drejtohet opozitës: Reforma territoriale sjell më shumë të mira për komunitetet

Berisha: Jeni skllevër të pasurimit tuaj, po shmangni debatin për lidhjet e bandave me SHISH

Berisha: Të mblidhen para parlamentit për t’i dhënë përgjigjen më të merituar bastionit të krimit...

Berisha socialistëve: Jeni bërë zëdhënës të grupeve më të egra të Europës

Berisha: Komisioni i Sigurisë të ndërmarrë hetim për grupin e strukturuar kriminal të Edi Ramës...