Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka bërë thirrje për t’i thënë ndal reformës së njëanshme territoriale të Ramës e cila do të hidhet nesër për votim në Kuvend.
Në një mesazh të publikuar në rrjete sociale, Meta e quajti hap kriminal të shpopullimit të vendit përmes një akti dikatorial.
“Ky është një akt që dhunon dhe shkel në mënyrë flagrante Kushtetutën, Kartën Europiane për Vetëqeverisjen Lokale dhe injoron zërin e komuniteteve ndaj vetëm duhet përbuzur dhe refuzuar,’ thekson Meta.
Ai i bën thirrje deputetëve të mos e votojnë këtë reform e cila instalon edhe më tej diktaturën
“Nesër cilido deputet që voton pro shpopullimit, emri i tij do të shënohet në librin e turpit të historisë” shkruan Meta.













