AKTUALITET /

E menduan të vdekur, qeveria i jep nënë Qamiles 117 vjeç pension të posaçëm

Qeveria ka vendosur t’i akordojë nënë Qamiles një pension të posaçëm shtetëror , por me gjasë dhe në botë, një pension të posaçëm shtetëror.

Shkruar nga Versus

E menduan të vdekur, qeveria i jep nënë Qamiles 117 vjeç

Ajo është sot 117 vjeç dhe deri 3 vite më parë e dinin të vdekur dhe nuk i jepnin pensionin. Megjithatë, nënë Qamile Marra nga fshati Ferras në Kuçovë është gjallë dhe mban rekordin e gruas më të moshuar në Shqipëri dhe ndoshta dhe në botë.

Qeveria ka vendosur t’i akordojë nënë Qamiles një pension të posaçëm shtetëror.

"Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703,  datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror znj. Qamile Metan Marra, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social", thuhet në vendimin e qeverisë.

Nënë Qamilja e cila jeton me djalin dhe bashkëshorten e tij, 3 vite më parë nuk e mori pensionin e pleqërisë pasi sigurimet shoqërore të Beratit ia ndërprenë me idenë se nuk jetonte më.

Ishte djali ai që denoncoi duke thënë se nëna e tij kishte shkuar të merrte pensionin e pleqërisë, por sigurimet nuk ja dhanë.

117-vjeçarja Qamil Marra është në gjendje të mirë shëndetësore dhe thotë se nuk vuan nga asnjë sëmundje.

Ajo ka 6 fëmije, më e madhja është 85-vjeçe.  Nënë Qamilja ka punuar 35-vjet në kooperativë bujqësore dhe merr një pension prej 7700 lekësh në muaj./Versus.al

Poll