“Ke gjithë respektin tim për gjithçka që ke arritur me Argjentinën” – Cristiano Ronaldo mesazh për Lionel Messin

Lionel Messi i ka dhënë lamtumirën Kombëtares së Argjentinës pas më shumë se dy dekadash me fanellën “Albiceleste”, ndërsa mesazhet për legjendën e futbollit botëror kanë qenë të shumta.
Mes tyre është edhe ai i Cristiano Ronaldos, rivalit historik të Messit, i cili ka reaguar publikisht pas ndeshjes së fundit të argjentinasit me kombëtaren.
Sipas raportimeve të publikuara sot, Ronaldo ka shprehur respekt dhe admirim për atë që Messi ka arritur gjatë karrierës së tij me Argjentinën, duke i dhënë një tjetër dimension rivalitetit të gjatë mes dy prej futbollistëve më të mëdhenj të historisë.
“Leo, aq shumë vite duke mbrojtur vendin tënd dhe një histori që do të mbetet përgjithmonë. Ke gjithë respektin tim për gjithçka që ke arritur me Argjentinën. Një përqafim” – shkruan portugezi.
Rivaliteti “Messi-Ronaldo” ka shënuar një epokë të tërë të futbollit botëror, por mesazhi i fundit tregon edhe respektin që ekziston mes dy ikonave pas shumë vitesh përballjesh në nivelet më të larta.




