Propozimi i Administratës Trump: Studentët ndërkombëtarë të paguajnë 70,000 dollarë tarifa trajnimi

7 Tetor 2026 | 20:54

Departamenti i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së ka propozuar që studentët ndërkombëtarë të paguajnë të paktën 70,000 dollarë tarifa trajnimi nëse duan të punojnë në vend, sipas një njoftimi qeveritar të postuar në internet të mërkurën, pjesë e masave më të gjera të administratës Trump ndaj vizave të huaja.

Sipas propozimit, studentët jo-emigrantë me viza F-1 do të detyrohen të paguajnë 70,000 dollarë në një institucion të çertifikuar për trajnim në vendin e punës, i njohur si Trajnim Praktik Opsional (OPT), dhe 30,000 dollarë për çdo trajnim shtesë në punë.

DHS tha se rregullat e reja kishin për qëllim “të luftonin mashtrimin, të forconin integritetin e sistemit të imigracionit dhe të mbronin punëtorët amerikanë”.

Sipas sistemit OPT, studentët e huaj mund të angazhohen në trajnime pune deri në 20 orë në javë gjatë kohës që shkolla është në vazhdim, si dhe për një kohë të kufizuar pas diplomimit, me një pagesë shtesë për ata me diploma në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë. Ata që regjistrohen aktualisht pritet të paguajnë rreth 500 dollarë.

“DHS tani po vendos një tarifë për të siguruar që punëdhënësit, studentët dhe institucionet të angazhohen në aktivitete të përshtatshme në përputhje me pranimin si jo-emigrant F-1”, tha agjencia.

Programe të tilla trajnimi shpesh shërbejnë si një urë lidhëse për studentët që kërkojnë punë me viza H-1B, të cilat administrata Trump i ka vënë në shënjestër edhe me tarifa të rritura.

Për dekada të tëra, programi H-1B u ka lejuar inxhinierëve dhe shkencëtarëve të rinj nga e gjithë bota, veçanërisht India dhe Kina, të shndërrojnë vitet e studimit në universitetet amerikane në vende pune me paga të larta dhe një rrugë drejt qëndrimit të përhershëm në SHBA.

Kompanitë kryesore të teknologjisë amerikane janë mbështetur shumë te këta punëtorë për të mbushur pozicione të kualifikuara.

Kur bënte fushatë në vitin 2024, Presidenti Donald Trump u zotua se do ta bënte më të lehtë për studentët e huaj të qëndronin në vend, duke sugjeruar që atyre t’u jepet automatikisht një Kartë e Gjelbër pas diplomimit.

Ashtu si propozimet e ngjashme të DHS-së, ndryshimi i rregullit ka të ngjarë të përballet me sfida të shpejta ligjore.

“Ky rregull i propozuar nuk do të ketë sukses në gjykata, ashtu siç janë rrëzuar tarifa prej 100 mijë dollarësh H-1B dhe politikat e tjera kufizuese”, shkroi Doug Rand, drejtor i Fondit të Lëvizshmërisë së Talenteve, i cili punon për të tërhequr profesionistë të huaj të STEM-it.

DHS tha se do të priste 60 ditë pas finalizimit përpara se ta vinte në fuqi rregullin, për t’u dhënë shkollave, studentëve dhe punëdhënësve kohë për t’u përgatitur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E dënuara për krime lufte, Bilana Plavshiq varroset me nderime në Banjallukë

Me gardën e nderit dhe në praninë e anëtares së Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zhelka Cvijanoviq, si dhe të krerëve të Republikës Sërpska, më...
20:40 | 07/10/2026

Të dërguarit e BE-së miratojnë listat e reja të sanksioneve ndaj Rusisë

Të dërguarit e Bashkimit Evropian miratuan të mërkurën sanksione të reja të bllokut për Rusinë, me shumicën e tyre të përqendruara në kompleksin ushtarako- industrial...
20:29 | 07/10/2026

Kanadaja kërkon të përjashtoje sëmundjet mendore si arsye për t’iu nënshtruar eutanazisë

Ministri kanadez i Drejtësisë, Sean Fraser tha të mërkurën se qeveria do të paraqesë legjislacionin këtë vjeshtë për të përjashtuar sëmundjet mendore si arsyen për...
19:47 | 07/10/2026