E mërkurë, 7 Tetor 2026 Zilia ep. final) deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Kungulli i pjekur, aleati i shëndetit në vjeshtë!

Kungulli është një nga ushqimet që nuk mungon në tryezat shqiptare gjatë vjeshtës. I pjekur në furrë, në supë, byrek apo petanik, ai jo vetëm që ka një shije karakteristike, por sjell edhe një sërë përfitimesh për organizmin.

I pjekur në furrë, kungulli ruan një pjesë të madhe të fibrave, vitaminave dhe mineraleve. Ai është veçanërisht i pasur me beta-karoten, pigmenti që i jep ngjyrën portokalli dhe që në organizëm shndërrohet në vitaminë A, e rëndësishme për shikimin dhe sistemin imunitar.

Reklamë

Një tjetër avantazh është se ka pak kalori. Në 100 gramë kungull ka rreth 30 kalori, ndaj konsiderohet një zgjedhje e mirë për ata që duan të mbajnë nën kontroll peshën. Përmbajtja e lartë e fibrave ndihmon në ndjesinë e ngopjes dhe favorizon funksionimin normal të sistemit tretës.

Kungulli përmban gjithashtu vitaminë C, vitamina të grupit B, si edhe minerale si kaliumi, kalciumi, hekuri dhe fosfori. Kaliumi ndihmon në ruajtjen e tensionit normal të gjakut dhe në funksionimin e muskujve dhe sistemit nervor, ndërsa antioksidantët që përmban kontribuojnë në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.

Reklamë

Megjithatë, specialistët këshillojnë që personat me diabet të kenë kujdes Edhe pse kungulli është i shëndetshëm, kur piqet mund të ndikojë më shumë në nivelin e sheqerit në gjak, ndaj rëndësi ka edhe sasia që konsumohet.

Rekomandohet të piqet pa sheqer ose mjaltë të shtuar, ndërsa kanella është një alternativë e mirë për t’i dhënë shije.

Si pjesë e një diete të larmishme dhe të balancuar, kungulli mbetet një nga produktet më të shëndetshme të stinës, duke kombinuar shijen me vlerat ushqyese. Në Shqipëri ai vazhdon të jetë një përbërës i rëndësishëm i kuzhinës tradicionale, i pranishëm në receta të ndryshme që kalojnë brez pas brezi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.