Përplasje mes mbështetësve të Vuçiçit dhe studentëve në Beograd
Një përleshje fizike ka shpërthyer në lagjen Konjarnik të Beogradit mes mbështetësve të Partisë Progresive Serbe (SNS) dhe qytetarëve që mbështesin Listën Studentore.
Incidenti ndodhi në kryqëzimin e rrugëve “Vojislav Iliç” dhe “Ustaniçka”, ku po zhvilloheshin paralelisht dy tubime të ndara.
Sipas Nova.rs, mbështetësit e partisë në pushtet mbërritën në vendngjarje para qytetarëve të nismës “Zbor Konjarnik”.
Situata u përshkallëzua pasi një protestuese që mbështeste Listën Studentore i mori një flamur një prej mbështetësve të SNS-së. Më pas, disa persona iu vërsulën asaj.
Incidenti ndodhi në të njëjtën kohë kur presidenti serb Aleksandar Vuçiç, duke folur nga Valeva, u bënte thirrje mbështetësve të tij të mos përfshiheshin në përballje me simpatizantët e Listës Studentore.
Pas disa orësh tensioni, tubimi përfundoi me largimin e qytetarëve të mbledhur në protestë.
Tragjike në Kurbin, babai godet aksidentalisht me mjet bujqësor vajzën, humb jetën 3-vjeçarja
Aksident i rëndë në Korçë-Maliq, 18-vjeçari përplaset nga makina
Artan Hoxha analizon punën e SPAK-ut: Është më i avancuar te dosjet që kanë ardhur nga jashtë
- 21:10 Rama dhjetëfishon pensionin e 117-vjeçares, Qamile Marra
- 21:00 Tragjike në Kurbin, babai godet aksidentalisht me mjet bujqësor vajzën, humb jetën 3-vjeçarja
- 20:56 Aksident i rëndë në Korçë-Maliq, 18-vjeçari përplaset nga makina
- 20:54 Propozimi i Administratës Trump: Studentët ndërkombëtarë të paguajnë 70,000 dollarë tarifa trajnimi
- 20:40 E dënuara për krime lufte, Bilana Plavshiq varroset me nderime në Banjallukë
- 20:29 Të dërguarit e BE-së miratojnë listat e reja të sanksioneve ndaj Rusisë