E rëndë/ U përplas aksidentalisht nga babai, humb jetën 3-vjeçarja në Kurbin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në fshatin Malbardh në Kurbin, ku një e mitur ka humbur jetën, pasi është përplasur aksidentalisht nga babai me një mjet bujqësor.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:50 në oborrin e banesës së famijles.
45-vjeçari B.A ishte duke manovruar me mjetin bujqësor kur, në rrethana të paqarta ka goditur aksidentalisht vajzën e tij të mitur.
Pavartësisht ndihmës së dhënë 3-vjeçarja ka humbur jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe dinamikës së kësaj ngjarjeje tragjike.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar me saktësi se si ka ndodhur aksidenti.




