Vajza 3-vjeçare humb jetën në Kurbin pasi u godit aksidentalisht nga mjeti bujqësor i të atit

Një vajzë trevjeçare ka ndërruar jetë në fshatin Malbardh të Kurbinit, pasi u godit pa dashje nga babai i saj me një mjet bujqësor, mbrëmjen e kësaj të mërkure.

Policia bën me dije se rreth orës 19:50, 45-vjeçari me inicialet B. A. po manovronte mjetin në oborrin e banesës kur goditi aksidentalisht të bijën e mitur.

Të lidhura

None found

Vogëlushja nuk u mbijetoi plagëve të marra.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të sqaruar dhe dokumentuar plotësisht rrethanat e aksidentit.


Shtuar më 7.10.2026 21:14