
Një ngjarje e rëndë dhe tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Malbardh të Kurbinit, ku një vajzë 3-vjeçare ka humbur jetën pasi është goditur aksidentalisht nga i ati.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:50, në oborrin e banesës së familjes. Babai i vajzës, shtetasi B. A., 45 vjeç, ishte duke manovruar me një mjet bujqësor kur ka goditur aksidentalisht vajzën e tij të mitur.
Si pasojë e plagëve të marra, 3-vjeçarja ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën dhe rrethanat e plota të aksidentit./Versus.al

