Rubio nga Athina: As koha dhe as distanca nuk mund ta shuajnë borxhin ndaj qytetërimit

7 Tetor 2026 | 21:19

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka përcjellë një mesazh me tone të forta historike gjatë vizitës së tij në Athinë, duke vënë theksin te lidhja e hershme mes qytetërimit europian dhe atij amerikan.

Duke iu referuar monumentit antik të Parthenonit, Rubio tha se monumenti ka qëndruar për 25 shekuj, ndërsa perandori janë ngritur dhe kanë rënë nën hijen e tij.

“Për njëzet e pesë shekuj me radhë, Parthenoni ka qëndruar në këmbë. Perandori janë ngritur dhe kanë rënë nën hijen e tij”, u shpreh Rubio.

Sekretari amerikan i Shtetit theksoi gjithashtu se pasardhësit e njerëzve që ndërtuan Parthenonin, “bijtë e Athinës dhe Romës”, e çuan qytetërimin e tyre deri në skajet e botës.

Rubio e lidhi këtë trashëgimi edhe me historinë e Shteteve të Bashkuara, duke kujtuar se republika amerikane u themelua dy shekuj e gjysmë më parë, në anën tjetër të botës.

“Qëndroj këtu sot si Sekretari i Shtetit i asaj republike dhe si stërnip i kolonëve që mbërritën në Botën e Re nga Spanja”, tha ai.

Në përfundim të këtij pasazhi, Rubio nënvizoi se lidhja historike mes këtyre qytetërimeve përbën një borxh që nuk mund të fshihet nga kalimi i kohës apo distanca.

“Qëndroj këtu për të dëshmuar për një borxh që asnjë kalim kohe dhe asnjë largësi hapësinore nuk mund ta shuajë kurrë”, deklaroi Rubio.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dëbimi i saj nga banesa shkaktoi protesta mbarëkombëtare në Spanjë, ndërron jetë Maricarmen Abascal

87-vjeçarja Maricarmen Abascal, dëbimi i së cilës shkaktoi protesta mbarëkombëtare për shkak të krizës së strehimit në Spanjë, ka ndërruar jetë. Kështu ka njoftuar këtë...
22:10 | 07/10/2026

Murtaja një armë biologjike në Rusi? Përgjigjet Trump: Do ta zbulojmë së shpejti, thonë se situata është nën kontroll

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka komentuar situatën e përhapjes së dyshuar të murtajës në Rusi. I pyetur nëse murtaja në Rusi mund të jetë...
21:24 | 07/10/2026

Sekretari amerikan i Mbrojtjes në stërvitje me marinsat, Hegseth sfidon veten në San Diego (VIDEO)

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, është bashkuar me marinsat e Krahut të 3-të të Aviacionit të Trupave të Marinës për një seancë stërvitore në...
21:14 | 07/10/2026