Aktualitet

E rëndë në Kurbin/ Babai godet aksidentalisht me mjet bujqësor të bijën, humb jetën 3-vjeçarja!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Malbardh të Kurbinit, ku një vajzë 3-vjeçare ka humbur jetën pasi është goditur aksidentalisht nga babai i saj me një mjet bujqësor.

Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:50, në oborrin e banesës së familjes.

Babai, shtetasi B. A., 45 vjeç, ishte duke manovruar me mjetin bujqësor kur, në rrethana ende për t’u sqaruar, ka goditur aksidentalisht vajzën e tij të mitur.

Si pasojë e plagëve të marra, 3-vjeçarja ka humbur jetën.

LEXO EDHE: Sulm me thikë në një shkollë në Stamboll, 16 vjeçari godet me thikë shokët e klasës…

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe dinamikës së kësaj ngjarjeje tragjike.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar me saktësi se si ka ndodhur aksidenti.

LEXO EDHE: “Veliaj e drejton Tiranën nga paraburgimi”/ The Telegraph për kryebashkiakun: Po përdor inteligjencën artificiale për të folur me qytetarët!