Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Bulgarec në Korçë, ku një 18-vjeçar është përplasur nga një automjet.
Sipas të dhënave paraprake, i riu ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar në Spitalin e Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat dhe dinamikën e aksidentit. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga uniformat blu për veprime të mëtejshme procedurale.
Hetimet vijojnë për përcaktimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.


