web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dëshmia për arrestimin e Ergys Agasit/ Gazetari: U kap qëllimisht në Durrës, diku iu fikën "radarët"

7 Tetor 2026, 21:22, Aktualitet CNA

Dëshmia për arrestimin e Ergys Agasit/ Gazetari: U kap qëllimisht

Gazetari Artan Hoxha komentoi sot mbi dëshmitë e publikuara të ish-efektivit Ulian Shpataraku, që shoqëronte Ergys Agasin në makinë në momentin e arrestimit.

Duke folur në “Euronews Albania”, Hoxha u shpreh se arrestimi i Agasit, përmes detajeve të dëshmisë, zbulon se nuk ishte një ngjarje rastësore, por e planifikuar, duke u ndalur te elementi i një aksidenti të sajuar në zonën e Plepave për të justifikuar praninë e forcave të shumta policore.

Sipas gazetarit, kjo ngjarje nënkupton se Agasit iu hoq “imuniteti” që zotëronte deri në ato momente prej lidhjeve të tij me shtetin.

“Fakti që Ergysi lejohet të shkojë në Durrës, pra në Plepa, ku është sajuar edhe aksidenti që iu bllokua rruga dhe e kap patrulla e policisë së Durrësit, tregon se ia kanë fikur radarët diku. U kap në këtë formë për të treguar se kanë funksionuar institucionet. Që të të kapin kështu, do të thotë se të është hequr ai “imuniteti” që kishe edhe nga bota e mbidheshme edhe nga ajo e nëndheshme. Prandaj u kap aty”,-tha ndër të tjera Hoxha./CNA

 





Lajmet e fundit nga