Dita e 130-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Dita e 130-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erd...
Dita e 130-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erd...
"Dyfisho Sipërmarrjen Tënde"/ Rama: Aplikimet që hasin pengesa te bankat do të kenë mbështetjen e Ministrisë ...
"Rama është kthyer në avokat të..."/ Berisha: Vetëm revolta mund të shpëtojë shqiptarët nga narkosh...
"Stabilitet institucional"/ Zgjedhja e presidentes së re, reagon Albin Kurti: Do punojmë bashkë për suksesin e ish-krerë...
Trupi i tij u zbulua më 6 korrik, pasi banorët e pallatit njoftuan shërbimet e emergjencës për një erë të rëndë që vinte nga apartamenti.
ITALI- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 55-vjeçarit shqiptar, Mikel Rroku i cili u gjet i vrarë në banesën e tij në Torino. Disa ditë më parë autoritetet italiane arrestuan ish-bashkëshorten dhe partnerit e saj të ri pasi të dy dyshohen se kanë bashkëpunuar në planifikimin dhe kryerjen e vrasjes.
Rroku, i cili punonte si picier, u gjet i pajetë në një banesë në rrugën Verolengo, në zonën Lucento të Torinos. Trupi i tij u zbulua më 6 korrik, pasi banorët e pallatit njoftuan shërbimet e emergjencës për një erë të rëndë që vinte nga apartamenti.
Pas rreth tre muajsh hetime, karabinierët e Njësisë Hetimore të Komandës Provinciale të Torinos arrestuan ish-bashkëshorten e viktimës, Laura Bordello, 47 vjeçe, dhe partnerin e saj të ri, Duccio Fragiacomo, 52 vjeç. Të dy akuzohen për vrasje të paramenduar dhe të rënduar.
Motivet e krimit
Sipas rindërtimit të hetuesve, historia mes Bordellos dhe Fragiacomos kishte nisur pasi të dy ishin njohur në një qendër kujdesi për shkak të problemeve të lidhura me depresionin. Hetuesit dyshojnë se çifti kishte nisur të mendonte për një jetë së bashku dhe për të banuar në apartamentin ku jetonte Rroku. Pikërisht kjo banesë dyshohet se është kthyer në një prej elementëve kryesorë të motivit të krimit.
Në kuadër të hetimeve, autoritetet kanë sekuestruar dhe analizuar komunikime që, sipas tyre tregojnë interesin e dy të dyshuarve për eliminimin e Rrokut. Ndër provat e mbledhura përmendet edhe një mesazh ku gruaja shprehte dëshirën për ta vrarë ish-bashkëshortin.
Planifikimi i krimit
Hetuesit dyshojnë se para vrasjes janë bërë edhe përpjekje të tjera për të realizuar planin. Në një prej rasteve, Fragiacomo dyshohet se kishte udhëtuar drejt Torinos duke pasur me vete një thikë dhe një dorezë metalike, por nuk kishte arritur të gjente banesën e Rrokut.
Sipas rindërtimit të autoriteteve, më pas çifti dyshohet se vendosi të vepronte brenda apartamentit. Rroku besohet se është sulmuar mëngjesin e 30 qershorit dhe është goditur në kokë me një objekt të fortë. Hetuesit dyshojnë se bëhej fjalë për një çekiç, por arma e dyshuar e krimit nuk është gjetur.
Trupi u zbulua disa ditë më vonë
Mediat italiane shkruajnë se viktima u gjet vetëm disa ditë pas ngjarjes. Më 6 korrik, banorët e ndërtesës telefonuan shërbimet e emergjencës pasi nga apartamenti vinte një erë e fortë. Kur zjarrfikësit hynë në banesë, gjetën trupin e Rrokut në dysheme. Hetimi kaloi menjëherë te karabinierët, të cilët nisën të analizojnë lëvizjet, komunikimet dhe marrëdhëniet e viktimës. Vëmendja e hetuesve u përqendrua te ish-bashkëshortja dhe partneri i saj i ri.
Përgjatë javëve në vijim, autoritetet përdorën përgjime dhe ndjekje për të rindërtuar lëvizjet e tyre para dhe pas vrasjes. Një element që ka tërhequr vëmendjen e hetuesve janë edhe kërkimet në telefonat e të dyshuarve. Në historikun e ChatGPT-së është gjetur një pyetje që lidhej me përdorimin e metadonit për të shkaktuar vdekjen. Në një tjetër bisedë, Bordello dyshohet se kishte shprehur dëshirën për të vrarë viktimën, të cilin e quante “Momo”.
Sipas rindërtimit të hetuesve, në fund çifti dyshohet se kishte vendosur ta sulmonte Rrokun në banesën e tij. Pas krimit, ata dyshohet se kishin nisur të mendonin edhe për largimin nga Italia, por ata u arrestuan diten e djeshme./Dosja.al
Foto ilustruse KORÇË- Një aksident i rëndë rrugor ndodhi pak minuta më parë në afërsi të fshatit Bulgar...
Qamile Marra TIRANË- Qamile Marra është 117-vjeçarja, e cila sipas dokumenteve zyrtare është ndër personat më t&...
Foto ilustruse KURBIN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kurbin, ku babai ka goditur aksidentalisht me mjet bujqësor të...
Pamje PEQIN- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, pyll dhe...
Astrit Kalaja TIRANË- Një vit pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Komb&e...
foto ilustruese KORÇË- Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Bulgarec, në ...
Sidorela Vatnikaj TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar ditën e sotme 130 ditë të revoltës qytetare k...
pamje e zjarrit VLORË- Një vatër zjarri e përmasave të mëdha është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Arm...
Foto ilustruese ITALI- Altin Jakini është shqiptari i dënuar me 11 vite e 6 muaj burg nga Gjykata e Cuneos në Itali, pasi u shpall fajt...
pamje TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar 130 ditë të revoltës kundër klasës politike. Pas grumbull...