Nis sezoni i katërt i PLUG/ 'PUNËT E KËQIJA' Rama 32 mln € për Ron Yeffet

21:44, 07/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Emisioni investigativ Plug u transmetua në Syri TV më 7 tetor 2026. Sot nisi sezoni IV i këtij emisioni 

Pjesa e Parë

 Mirëmbrëma! Filloi PLUG! Në sezonin e kaluar ju kemi denoncuar biznesmenin izraelit Ron Yeffet. Ju treguam se si kryeministri Edi Rama po përdorte Ron Yeffet për afera të dyshuara korruptive. Se si po kalonte ushtrinë shqiptare në duart e mikut te tij izraelit, që nga investigimi nuk ishte një njohje rastësore, por me fije deri tek Charles Mcgonigal, miku amerikan i punëve të errëta në Edi Ramës. Një audiopërgjim i publikuar nga ish-zv. Kryeministri Arben Ahmetaj jo vetëm konfirmoi ato që ne kemi pas denoncuar, por ka zbuluar një skandal edhe më të rëndë.

Se nuk bëhet fjalë vetëm për zhvatje të parave të shqiptarëve, por edhe dyshime të forta për trafik armësh. Në këtë sezon, ky dyshim, por edhe raste të tjera ku janë shtrirë tentakulat e Rony Yeffet do të jenë objekt i invetigimit tonë. Për tju faktuar se Edi Rama, nga skemat e tenderave dhe koncesioneve korruptive tashmë ka kaluar në një tjetër fazë, atë të vjedhjes dhe përvetësimit në duart e rrethit të tij miqësor e familjar të të gjithë fondeve dhe pasurive publike të shqiptarëve.

Por le ti marrim me radhë!

Sot do të ndalemi gjerësisht tek audiopërgjimi, për të kuptuar se cilët janë personazhet që janë përfshirë në këtë audiopërgjim, kush ishte synimi i tyre, dhe më e rëndësishmja, a u realizua skenari?!

Për herë të parë përfshirja e Ron Yeffet me aferat në Shqipëri, fal miqësisë me Edi Ramën, u denoncua nga ish-zëvenëskryeministri Arben Ahmetaj, i cili ka qenë një nga njerëzit më të afërt të Ramës, për shkak të pozicionit, e sot në ekzil.

Por duket se plani i kryeministrit Edi Rama, me mikun e tij izraelit u realizua edhe pas largimit të Ahmetajt, vetëm, se jo në fushën e financave e të borxhit publik, por fillimisht në një sektor po aq të rëndësishëm, atë të armatimit dhe ushtrisë.

Kjo është deklarta e kryeministrit Edi Rama pak muaj më parë, pasi kishte firmosur marrëveshje për të kaluar ushtrinë dhe armatimin e ushtrisë shqiptare në dorë të disa kompanive izraelite. Në pranverën e vitit të kaluar, nga Vlora, kryeministri Edi Rama, sëbashku me ish zv. kryeministren Belinda Balluku dhe Ministrin e Mbrojtjes Piro Vengu do të firmosjen memorandumin e bashkëpunimit, që do t’i hapte më pas rrugën për qindra miliona euro pagesa për kompaninë izraelite Elbit Systems, një kompani që gjithashtu është Hetuar nga NATO për përfshirje në akte korruptive.

Në rresht të parë, në këtë takim qëndronte i ulur edhe Non Yeffet, izraeliti i cilësuar si miku personal i kryeministrit Edi Rama njëherësh edhe këshillues i tij, e që sëfundmi u përfshi edhe me kompaninë e tij në sektorin e mjeteve ushtarake, që po ashtu e kontraktuar dhe e paguar me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Emisioni Plug investigoi për këtë emër dhe rezultoi se ai që nga viti 2018 mban detyrën e Konsullit Honorifik të Senegalit në Izarael dhe njihet si mik i Presidentit të Senegalit Macky Sall. Ai shërbeu në Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (Israeli Defense Forces) si Major Sergent në njësi artilerie dhe shpërthimi për rreth 37 muaj para se të fillonte karrierën e tij në sektorin privat si sipërmarrës dhe investitor. Ai ka qëndruar në pozicione konsullore në kuadër të The Consular Corps of Israel, një organizatë që përmbledh konsuj nderi të shteteve të huaja akredituar në Izrael.

Yeffet figuron gjithashtu si biznesmen me interes në tregti dhe investime, me përfshirje në kompani dhe projekte të ndryshme, ndër to nëpërfshirë në Shqipëri dhe Senegal.

Ndërsa në Shqipërinë e propagandës, institucioneve të kapura dhe mediave me gojë të mbyllur, Ron Yeffet shfaqet si mik i kryeministrit, biznesmen i suksesshëm që merr edhe fonde publike, në Senegalin e kontinetit afrikan, duket se skandalet e këtij personazhi janë më të evidentueshme. Janë të paktën 2 skandale të zbuluara në Senegal ku i përfshirë është edhe emri i Ron Yeffet. E para lidhet me përftimin e një kontrate për ndërtimin e një pronë të qeverisë së Senegalit në New York.

I gjithë opinion publik, tashmë e di se e njëjta skemë ishte programuar të ndodhte edhe me pronën e Ambasadës Shqiptare në SHBA, skandal ky i denoncuar nga ish-zv. Kryeministri Arben Ahmetaj.

Dhe skandali i dytë lidhet me një tokë 10.000 m2 në një zonë bregdetare në Senegal për ndërtim resorti. Kjo kontratë u prish nga qeveria e re në Senegal me largimin e Macky Sall nga pushteti.

Por Plug investigoi edhe më tej, Macky Sall në zgjedhjet e vitit 2019 mori mbështetjen dhe të një tjetër politikani shumë të rëndësishëm Senegalez, Cheikh Gadio.

Këtu investigimi bëhet edhe më interesant pasi ky emër lidhet me një tjetër rast korruptiv që mbërtheu mediat ndërkombëtare dhe ato shqiptare.

Cheikh Gadio u arrestua në nëntor të vitit 2017 sëbashku me shtetasin kinez Chi Ping Patrick HO pasi u akuzuan për korrupsion për përfitime të shoqërisë kineze CEFC. Patrick HO është ish-kreu i CEFC Kinë, Energy Company Limited (“CEFC China”). Sipas akt akuzës për këtë aferë u akuzua dhe Charles Mcgonigal. Në atë kohë, New York Post, lidhur me aferën McGonigal dhe Patrick HO, ku përmend gjerësisht edhe Dorian Duçka me Edi Ramën, sqaronte se skemë e njëjtë si me Senegalin apo Shqipërinë ishte zbatuar edhe në vendet e tjera afrikane si Çadi apo Uganda. Patrick HO u dënua me tre vjet burg për rolin e tij në një skemë shumëvjeçare, shumëmilionëshe, për korruptim të zyrtarëve të lartë të Çadit dhe Ugandës, në këmbim të avantazheve të biznesit për CEFC Kinë.

Emisioni Plug nuk disponon të dhëna konkrete, nëse Ron Yeffet është sot mik me Kryeministrin Edi Rama falë Charles Mcgonigal, por miku i korruptuar i FBI-së ka po të njëjtët bashkëpunëtorë me izraelitin Ron Yeffet, e të dy sëbashku rezultojnë miq të kryeministrit shqiptar. Madje lidhjet e këtij qarku forcohen edhe më shumë nga periudha kur zhvillohen këto skema. Fill në periudhën kur drejtësia amerikane konfirmon se Edi Rama takohej fshehurazi me Charles Mcgonigal, në Tiranë shfaqet edhe Ron Yeffet.

Sipas të dhënave të QKB, Ron Yeffet bleu aksionet e Sinan Idrizit në kompaninë MDN Investment në korrik të vitit 2018.

Plug ka publikuar edhe një denoncim për një Charter Privat Luksoz, me numër N418RY, I cili ka kryer fluturime të shpeshta në Tiranë, por të konsideruara sekret.

Sipas të dhënave, fluturimet e këtij charteri janë private por pronësia e tij lidhet me një kompani në amerikë. Sipas të dhënave të FAA (Departamenti i Transportit në USA) ky avion lidhet me kompaninë RY AVIATION INC.

Kjo kompani është në pronësi të Ron YEFFET.  Në investigimin e dytë, që Plug publikoi pak muaj më parë, nxori të dhëna të reja në lidhje me këtë shoqëri. Ron Yeffet dhe kompania e tij R&I Trading, kanë paditur kompanitë EXECUTIVE AIRCRAFT INTERIORS, LLC and JETS INTERIORS LLC ne vitin 2022. Në investigim kompanisë do i referohemi me shkurtimin EAI.

Sipas kësaj padie të paraqitur në gjykatë rezulton se Yeffet ka blerë Charterin e tij nga Banka e Amerikës dhe menjëherë ka kërkuar që të kryente një arredim luksoz të tij.

PADIA

Në mars të vitit 2018, paditësi bleu një Gulfstream nga Banka e Amerikës. Ron Yeffet është pronari por e operon kompania R&I. Paditësi vendos të riarredoj pjesën e brendshme të avionit që përpara se ta blente. Yeffet kishte në mendje një shumë të caktuar që donte ta shpenzonte dhe propozimet që mori nga kompanitë Gulf Stream, Dunkan etj ishin shumë të të larta se kjo shifër. EAI dha shifrën më të ulët krahasuar me të tjerët.

Image


Më pas në padi jepen detaje të arredimit të kërkuar dhe se do të kishte një vit garanci. Ron Yeffet e coi avionin në dyqanin e EAI në mars të vitit 2018. Në maj të vitit 2018 njërëz të njohur të Yeffet vajtën për të marrë avionin dhe nuk shfaqën asnjë shqetësim për cilësinë e punimeve.

Por kur erdhi koha për të kryer pagesën filluan dhe ankesat.

Sipas dëshmisë së kompanisë EAI, depozituar në gjykatë ata shprehen se kanë kryer disa herë punime për arredimin e avionit dhe Ron Yeffet nuk ka kryer pagesat e kërkuara duke shkelur kushtet e kontratës dhe duke kërkuar vazhdimisht që të kryen punime shtesë pasi nuk ishin cilësore ose nuk i pëlqenin zonjës Yeffet. Pra skema është e qartë kërko punime, thuaj nuk më pëlqejnë dhe refuzo pagesat

Në maj charteri i është shitur kompanisë i Am AIR Trust LLC, e regjistruar në Offshore, ne Delaware.

Por kjo nuk është përballja e vetme e Ron Yeffet me drejtësinë amerikane.

Në datën 6 mars të vitit 2026, në gjykatën e Floridas depozitohet një padi e shtetasit Mark Faist kundër shtetasit Ron Yeffet dhe kompanisë në pronësi të tij, R&I Trading Of New York Inc.

Në padinë e tij, Mark Faist deklaron se shtetasit Ron Yeffet i ka dhënë në një periudhë disa vjeçare shumën 8.6 milion euro për tu investuar në fushën e pasurive të paluajtshme në New York.

Ron Yeffet i kishte prezantuar këto ivestime si shumë fitim prurëse por rezultuan të gjitha mashtrim dhe Mark Faist nuk mori kurrë asnjë dollar përfitim nga këto investime.

PADIA E BIZNESMENIT FAIST

Pas daljes në pension Mark Faist vendos që me gjithë familjen të jetojë në Miami Florida. Aty u njoh me shtetasin Ron Yeffet. Njohje e cila fillimisht u duk rastësore, por rezultoi të ishte akti fillestar i një fushate të mirë kalkuluar nga Yeffet për tu afruar me Faist. 

Me kalimin e kohës Yeffet punoi për tu afruar edhe më shumë duke ndarë të dhëna intime me Faist si për familjen e tij, bamirësitë që bëntë apo edhe besimin e tij fetar, duke e projektuar vetën si një njëri shumë të pasur dhe të suksesshëm. Ai mburrej se kishte avion privat, mjete të shtrenjta ujore dhe ora shumë të shtrenjta.

Pasi e mashtroi me orët luksoze dhe avione, mesa duket Faist nuk po bindej, strategjia kaloi në hapin e rradhës. Prezantimi me lidhjet politike të forta që kishte Yeffet. E politikani i pushtetshëm që ndikoi në rritjen e besimit të Faist tek Yeffet, ishte kryeministri shqiptar Edi Rama. Në padinë e tij në Gjykatë Faist zbulon takimin që ai, Yeffet dhe Edi Rama kanë patur në Paris.

PADIA E BIZNESMENIT FAIST

Miqësia e Yeffet dhe Faist u zgjerua përtej tavolinës së darkave. Pak kohë pas vendosjes së kufizimeve për udhëtimet prej Covid-19, në Shtetet e Bashkuara në mars të vitit 2020. Yeffet ftoi Marf Faist dhe Gruan e tij në një udhëtim në Paris me avionin e tij privat. Gjatë udhëtimit grupi vizitoi Pallatin e Versajës dhe çifti Faist u prezantua me kontaktet më mbresëlënsëse që kishte Yeffet, Kryeministrin e Shqipërisë dhe Ambasadorin e Shipërisë në Francë dhe Monako. Prezantimi ishte kuruar me kujdes për të përforcuar imazhin e Yeffet si një njeri me influencë globale.

Image

 

Pra Faist tashmë joshet ne takime me politikanë të huaj dhe këtu Ronit i vjen në ndihmë miku i tij Edi Rama dhe Ambasadori Shqiptar Dritan Tola. Më pas në akt padi shpjegohet sesi Yeffet pas takimit në Paris vazhdoi dhe për pak muaj joshjen e Faist dhe me pas i ofroi atij mundësi investimi okazion në pasuri të paluajtshme në New York, pasi prej Covid-19 ishin ulur çmimet.

PADIA E BIZNESMENIT FAIST

Njëkohësisht me kërkesën për transfertat, Yeffet vazhdoi me mikëpritjet luksoze për Faist dhe bashkëshorten e tij, e çdo herë ishin të planifikuara për të ruaj besimin dhe për të hequr çdo dyshim që mund të lindte. Yeffet e ftoi Faist dhe gruan e tij në një udhëtim në Shqipëri dhe Romë në nëntor të vitit 2020.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, por në Shqipërinë e varfër, biznesmenit Faist iu prezantua parajsa me luks të shfrenuar dhe kushte sigurie ekstreme, që Ron Yeffet i kishte siguruar fal bekimit nga Edi Rama e në kurriz të shqiptarëve që detyrohen të sakrifikojnë edhe ushqimin. Në pikën 26 të padisë jepen detaje të udhëtimit në Shqipëri.

PADIA E BIZNESMENIT FAIST

Yeffet orkestroi një tjetër udhëtim luksoz në Shqipëri. Në një shfaqe tjetër teatrale të pasurisë dhe pushtetit tij të supozuar, Yeffet dhe Faist u shoqëruan nëpër Shqipëri me autokolona të shoqëruara me personel sigure të armatosura. Ata qëndruan në një kompleks të madh privat, dhe kuzhunier personal që përgatitën çdo vakt dhe vila ruhej gjithë kohën nga personel sigurie i armatosur. Gjatë udhëtimit Yeffet diskutoi ecurinë e investimeve dhe i premtoi Faist se informacione të tjera do të vinin në vijimsi.

Image

Siç në shumë raste në të shkuarën dhe tashmen, skema e mashtrimit është e njëjtë. Pasi majmen në kurriz të shqiptarëve, miqëve amerikan dyshja Rama-Yeffet I ofrojnë edhe pasapotën shqiptare.

PADIA E BIZNESMENIT FAIST

Ai gjithashtu përmendi mundësinë e sigurimit të një pasaporte shqiptare për Faist, një tjetër gjest i dukshëm i aksesit ekskluziv dhe trajtimit të veçantë, i kalkuluar për të mbajtur besnikërinë e Fasit dhe për të shuar dyshimet e tij në rritje pasi nuk kishte marrë ende asnjë të ardhur nga investimet.

Ndërsa lidhjet personale e miqësore janë forcuar së tepërmi mes Edi Ramës dhe Ron Yeffet deri në familjare, mikut izraelit I krijohet akses në Shqipëri deri në lëshimin e pasaportave të Republikës së Shqipërisë.

Këto nuk janë veç fjalët e një personazhi të akuzuar për mashtrim, por tashmë janë fakt e të provuara, që Ron Yeffet ka akses të plotë për marrje apo dhënie të shtetësive. Pak kohë më parë në Shqipëri u shfaq ish-kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams.

Ndërsa u shit si një vlerësim i madh për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, çuditërisht Adams vizitoi kompaninë TIMAC, të Ron Yeffet. Por nëse ende nuk bindeni se Adams në Shqipëri erdhi nga Yeffet sot do ua vërtetojmë me fakte.

Në rrjetin social Instagram të TIMAC është publikuar një video e vizitës së Adams në ambjentet e kësaj kompanie.

Nëse e shihni videon me vëmendje janë kujdësur që në plan të jetë vetëm Arieta Puca dhe Eric Adams, duke fshehur nga pamjet se cili është personi me të cilin ata diskutojnë dhe të ulur në tavolinë. Por, nga analizimi i pamjeve, duket se njerëzve të Ron Yeffet dhe të Eric Adams u ka shpëtuar një detaj, pasqyrimi në derën e xhamit të pamjes së Ron Yeffet që qëndron si njeriu hije fill pas Adams.

Rezulton se një tjetër kompani e ka paditur Ron Yeffet në datën 26 shkurt të vitit 2026. Naval Logistic e ka paditur Ron Yeffet pasi ka lidhur një kontratë me ta për të riparuar dhe modeluar mjetin e tij luksoz lundrues dhe nuk ka paguar paratë.

Image

Sipas këtij dokumenti Naval Logistic kërkon pagesën 55.000 dollarë për riparime të mjetit kurse Ron Yeffet pretendon se punimet e kryera nuk janë në standartin që ai pretendon. Por mesa duket Roni i Ramës qënka i pafat në kompanit që zgjedh për të arreduar në mënyrë luksose mjetet e tij lundruese dhe fluturuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco