LIVE UPDATES
Bota

Rusia mohon rastin e dytë të dyshuar me murtajë, OBSH kërkon më shumë transparencë

Rreth 200 persona që kishin pasur kontakt me të janë vendosur nën monitorim ose në karantinë, ndërsa autoritetet ruse kanë kryer mijëra teste laboratorike.

7 Tetor 2026, 22:00 Nga G.M
Rusia mohon rastin e dytë të dyshuar me murtajë, OBSH kërkon
Foto ilustruese

RUSI- Rusia ka hedhur poshtë raportimet për një rast të dytë të dyshuar me murtajë në Siberi, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kërkuar më shumë informacion për situatën pas vdekjes së një punonjëseje në një institut kërkimor kundër murtajës në Irkutsk.

Mediat e huaja bëjnë me dije se, punonjësja 28-vjeçare, Darya Shipilova, humbi jetën më 2 tetor pasi u shtrua në spital me pneumoni të rëndë. Shkaku i saktë i vdekjes nuk është konfirmuar zyrtarisht dhe autoritetet ruse kanë deklaruar se ajo kishte pneumoni me origjinë të papërcaktuar. Situata ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare për shkak se Shipilova punonte në Institutin Kërkimor Kundër Murtajës në Irkutsk, ku studiohen patogjenë të rrezikshëm.

Rreth 200 persona që kishin pasur kontakt me të janë vendosur nën monitorim ose në karantinë, ndërsa autoritetet ruse kanë kryer mijëra teste laboratorike. Ndërkohë, OBSH ka konfirmuar se ka kërkuar informacion shtesë nga Moska, përfshirë rezultatet e analizave laboratorike të punonjëses së ndjerë dhe gjendjen shëndetësore të personave që kanë pasur kontakt me të.

Organizata ka kërkuar gjithashtu verifikimin e raportimeve për një punonjës të dytë me pneumoni të shkakut të paqartë. Kremlini i ka cilësuar si të pasakta pjesën më të madhe të raportimeve mediatike dhe u ka bërë thirrje qytetarëve t’u referohen njoftimeve zyrtare të autoriteteve shëndetësore ruse. Moska gjithashtu ka mohuar se ekziston aktualisht një rrezik epidemik. SHBA-të kanë kërkuar nga Rusia informacion shtesë për incidentin.

Megjithatë, deri tani nuk ka konfirmim zyrtar se punonjësja e ndjerë apo personi i dytë i raportuar kanë qenë të prekur nga murtaja pneumonike. OBSH ka vlerësuar se rreziku për popullsinë e përgjithshme mbetet i ulët, ndërsa vlerësimi përfundimtar i situatës nuk mund të bëhet pa të dhëna të plota mbi shkakun e sëmundjes dhe rezultatet e analizave./Dosja.al

 

obsh

Sondazh

Poll

Zjarr në Peqin, flakët përfshijnë pyllin dhe ullishtet

Zjarr në Peqin, flakët përfshijnë pyllin dhe ullishtet

Vatër zjarri në Armen të Selenicës, era përhap flakët me shpejtësi

130 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Arrestoni Ramën

Çfarë deklaronte Rama 4 vite më parë në Izrael: Orikumin dhe Finiqin e kanë themeluar hebrenjtë

Ish-kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli paraqitet sërish në SPAK, vijojnë hetimet për shkeljet në tendera

Rama: Aplikimet që hasin pengesa te bankat do të kenë mbështetjen e Ministrisë

Ibrahimaj: Mbështetje më e madhe për bizneset, fondi i garancisë sovrane mund të trefishohet

Rama takim me bizneset: Financimi shkon deri në 2 milion euro, afati është deri në 10 vjet

"Rama është kthyer në avokat të"/ Berisha: Vetëm revolta mund të shpëtojë shqiptarët nga narkoshteti

Berisha thirrje: Shqiptarët të protestojnë për atë parlament që nuk meriton të ekzistojë

Çfarë ndodhi në Elbasan? Shpërthim me tritol në derën e një banese në lagjen “Çlirimi”

"O hajdut"/ Banorët e zonës së ish-Uzinës e presin me protesta Ramën: Në burg do përfundosh

Aksident i rëndë në Vlorë/ Plagosen pes persona, mes të lënduarve edhe shtetas të huaj

Shpërthen bombola e gazit në Roskovec, e moshuar transportohet drejt spitalit të Fierit me djegie

U zgjodh si Presidente, Justina Shiroka-Pula betohet në Kuvend

Justina Shiroka-Pula: Së bashku do të ndërtojmë të ardhme më të mirë për brezat pasardhës

Qytetarët protestojnë edhe në stadiumin “Air Albania” gjatë ndeshjes Shqipëri–San Marino

Protestë edhe në stadiumin “Air Albania”/ Shpaloset banderola: Rama në burg, Berisha në burg

Kosova në ankth/ Qindra protestues mblidhen para Kuvendit, policia shton masat e sigurisë

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Protestuesi: Është vënë në shërbim të oligarkëve, kanë zaptuar çdo hapësirë të vendit

Dita e 129-të e protestës/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Poshtë narko-shteti

Braçe kundër reformës territoriale: Nuk e votoj, nuk u konsultova

Çfarë po ndodh në ambientet e Gjykatës së Posaçme? Garda e Republikës ushtron kontrolle

Saimir Korreshi ironizon te Ligjet: Vdiqëm duke ngrënë peshkaqenë, koranë e trofta në lokale

Berisha: Roni Yeffet u bë brenda natës pronar i 45 milionë eurove nga buxheti i shtetit

Berisha: Vlora ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n

Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën

Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK për masën 'detyrim paraqitje'

Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK për masën 'detyrim paraqitje'

"Nuk më duket normale"/ Deputeti Ermal Pacaj shkon në Kuvend: Paskam ardhur kot, s'qenka askush

Protesta para Kuvendit të Kosovës, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

Aksidenti i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, ku humbi jetën 70-vjeçarja, PAMJET nga vendngjarja

Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës, policia hedh gaz lotsjellës...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

"Kemi shtet që nuk vepron mbi rregullat"/Aktivistja: Policia vepron me urdhrat e kriminelit Agasi

Sërish tensione para Kuvendit të Kosovës, protestuesit përplasen me policinë

Tensione jashtë Kuvendit të Kosovës, protestuesit hedhin mjete piroteknike

128 ditë protestë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Protestuesit kërkojnë llogari për personat e shoqëruar: Policia i arrestoi jashtë perimetrit

Blushi: Ditë e zezë sot, parlamenti e ka humbur kuptimin!

Korreshi: Njerëzit janë pa bukë, kështu që te 'Prania Besnike' merrni ndonjë bukë me vete

Bujar Leskaj: Duhet të hartojmë Kodin e ri Zgjedhor, të krijojmë qeverinë teknike

Zhupa: Rama ishte sot në Durrës, por e pritën me protestë! "Territorialja" një masakër...

Protestuesit e kapin në krahë deputetin e Vetëvendosjes, Fahrush Rexhepi, e fusin me forcë në Kuvend

Protesta para Kuvendit, shoqërohen dy persona, po qëndronin jashtë perimetrit të sigurisë

Balla i drejtohet opozitës: Reforma territoriale sjell më shumë të mira për komunitetet

Berisha: Jeni skllevër të pasurimit tuaj, po shmangni debatin për lidhjet e bandave me SHISH

Berisha: Të mblidhen para parlamentit për t’i dhënë përgjigjen më të merituar bastionit të krimit...

Berisha socialistëve: Jeni bërë zëdhënës të grupeve më të egra të Europës