Një aksident i rëndë rrugor përfundoi me vdekjen e një 18-vjeçari mbrëmjen e sotme në aksin rrugor ‘Korçë-Pogradec’, në afërsi të fshatit Bulgarec.
Fillimisht, 18-vjeçari u raportua në gjendje të rëndë shëndetësore pas përplasjes dhe u transportua me urgjencë në Spitalin e Korçës, ku iu nënshtrua trajtimit mjekësor.
Më pas, i riu ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Korçë/ Informacion paraprak
Rreth orës 19:45, në aksin rrugor ‘Korçë-Pogradec’, në afërsi të fshatit Bulgarec, automjeti tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin L. S., ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin F. M., rreth 18 vjeç, i cili ndërroi jetë në spital.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
© SYRI.net
E rëndë në Kurbin/ Po manovronte me mjet bujqësor, babai aksidenton vajzën e mitur, 3 vjeçarja humb jetën
Prangat për Llukën dhe vendimi i Apelit/ Si po bie skema që nxori Pacollin nga Aeroporti i Vlorës
Një vit nga vrasja e Astrit Kalajës/ Magjistratët: Siguria ka mbetur në vend, mos prisni të humbasim një tjetër për të vepruar!