Diplomatja Harxhi: Ja pse emri i presidentes së re të Kosovës nuk ishte surprizë, Kurti ishte lojtar shumë i mirë

7 Tetor 2026 | 22:11

Diplomatja Edith Harxhi, e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, foli për zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës dhe figurën e saj, duke u shprehur se emri nuk ka qenë surprizë për të pasi sipas saj ishte ishte propozuar nga PDK-ja disa muaj më parë..

Ajo argumentoi se Kosova kishte nevojë për një profil të ri në krye të shtetit, ndërsa e cilësoi si pozitive faktin që presidentja e re, Justina Shiroka-Pula, vjen nga fusha akademike dhe ka drejtuar Akademinë e Shkencave.

“Unë nuk jam dakord që emri i saj ka ardhur si surprizë. Unë e dija që përpara katër muajsh. Absolutisht, është propozuar nga PDK-ja në tryezën me Albin Kurtin si presidente konsensuale. Mbrëmë ndoshta ishte surprizë, por s’ka qenë surprizë për shumë njerëz në Kosovë, pasi është lakuar si emër. Por në atë kohë, kur u propozua, zoti Kurti kishte plan të bënte koalicion me LDK-në dhe nuk kishte interes të bënte marrëveshje me PDK-në. Tani, kur e pa që LDK-ja ishte e përçarë, bëri këtë lëvizje. Për mua, humbësi i madh në Kosovë e ka emrin LDK. Ka humbur një shans shumë të madh që mund të ishte në tryezë. Është vendosur një figurë që jo vetëm vjen nga fusha akademike, por nuk ishte pjesë e lojërave politike në Kosovë. Ishte jashtë teatrit politik, lojës politike, dhe ky është një ogur i mirë për Kosovën. Argumenti që do të duhej një president që të ishte ish-luftëtar i UÇK-së do t’i takonte Ramush Haradinajt, por mendoj që është më mirë që Kosova të fillonte me një profil të ri. Ajo çfarë ka fituar ka qenë se i ka dhënë fund çmendurisë politike të dy viteve, me zgjedhje të pafundme që nuk zgjidhin asgjë. Ndërkohë, Kosova kërkon stabilitetin që i ka munguar këto dy vite, por ama të paktën demokracia nuk i mungon. Pavarësisht figurës autoritare të Albin Kurtit, pavarësisht si e shohin, përsëri Kosova bën zgjedhje dhe rezultati del brenda dy orësh. Madje arrin dhe zgjedh për president një figurë që është akademike, kryetare e Akademisë së Shkencave. Më mirë për Kosovën të prezantohet kudo në botë me një kryetare të Akademisë së Shkencave, shkencëtare, ish-deputete. S’ka rëndësi e cilës partie; aq më mirë që ajo ka qenë deputete nga partia e Hashim Thaçit. Albin Kurti ka qenë një lojtar shumë i mirë deri në momentet e fundit”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Presidentja e Kosovës është e Kurtit, jo e PDK-së”, analisti Mehmetaj zbulon se si u arrit marrëveshja

Gazetari dhe analisti, Lirim Mehmetaj në një lidhje live në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar zhvillimet e fundit politike në...
21:54 | 07/10/2026

Kurti: U harxhua shumë energji, tani janë krijuar kushtet për punë pa pengesa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga ceremonia e inaugurimit të presidentes së re, Justina Shiroka-Pula. Kurti shkruan...
18:07 | 07/10/2026

Kurti: Kemi shumë punë përpara, zgjedhja e presidentes së re është lajmi më i gëzuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për mediat pas ceremonisë së inaugurimit të Presidentes së re të vendit, Justina Shiroka-Pula. Kurti e ka cilësuar...
16:24 | 07/10/2026