Edi Rama është qëlluar me vezë mbrëmjen e sotme nga të rinjtë që protestojnë.
Siç edhe duket në pamjet e filmuara, aktivisti Edison Lika i thërret Ramës: ‘O hajdut, o maskara’ dhe më pas e qëllojnë makinën e Ramës me vezë.
Por skandali tjetër edhe më i rëndë është fakti se, Edi Rama me gjithë eskortën e tij ka qenë kundëvajtje në rrugë, pasi po dilte nga kryeministria dhe po kthehej tek RTSH-ja rruga ‘Papa Gjon Pali’.
Por rruga që po përshkonte Edi Rama është me vetëm një sens lëvizje, nga kryqëzimi i RTSH-së për në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.
Tani presim nga policia fletën e gjobës ndaj makinës së Edi Ramës dhe gjithë eskortës së tij.
Vetëm pak minuta më vonë policia ka arrestuar aktivistin Edison Lika.
© SYRI.net