web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shqyrtohet nesër në Kuvend/ Çfarë do të ndodhë me Reformën Administrativo-Territoriale?

7 Tetor 2026, 22:17, Politikë CNA

Shqyrtohet nesër në Kuvend/ Çfarë do të ndodhë

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet të enjten të seancën e radhës plenare.

Bazuar në urdhrin e nënshkruar nga kryeparlamentari Niko Peleshi, rendi i ditës përfshin një sërë çështjesh më rëndësi.

Pesha kryesore e seancës pritet të jetë te projektligji "Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë".

Projektligji për Reformën Administrativo-Territoriale, tanimë i kalon Kuvendit, pasi Komisioni i Ligjeve e miratoi në parim me 8 vota pro dhe 5 kundër.

Propozimi i Partisë Socialiste synon shkrirjen e 15 bashkive dhe numri i tyre do të shkojë në 46.

Bazuar në propozimin e PS-së, do të shkrihën këto bashki: Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh e Përrenjas.

Po ashtu, parashikohet që Shqipëria të jetë e ndarë në 387 njësi administrative në total.

Ndërsa Partia Demokratike propozoi ndarjen në 100 bashki dhe që Shqipëria të organizohet në gjashtë rajone, më konkretisht: Shkodër-Lezhë, Dibër-Kukës, Tiranë-Durrës, Elbasan-Korçë, Fier-Berat dhe Vlorë-Gjirokastër.

Puna për këtë reformë ka krijuar përplasje të mëdha mes dy forcave politike, i shoqëruar me akuza e kundërakuza, pa harruar se për miratimin e reformës nevojiten të paktën 84 vota./CNA 

 





Lajmet e fundit nga