Ben Affleck ka folur rrallë publikisht për Jennifer Lopez dhe Jennifer Garner në të njëjtën intervistë, por këtë herë aktori ka pasur fjalë të mira për të dyja.
Në një intervistë të re, Affleck i përshkroi të dyja ish-partneret e tij si “perfekte” kur foli për mënyrën se si ato e kanë menaxhuar famën dhe jetën publike. Deklarata tërhoqi vëmendje pikërisht sepse aktori zakonisht tregohet i rezervuar kur pyetet për marrëdhëniet e tij personale.
Affleck dhe Jennifer Garner u martuan në vitin 2005 dhe kanë tre fëmijë së bashku. Ata u ndanë në vitin 2015, ndërsa divorci u finalizua në vitin 2018. Pavarësisht ndarjes, dy aktorët kanë vazhduar të shfaqen së bashku në momente familjare dhe kanë folur për rëndësinë e bashkëprindërimit.
Historia me Jennifer Lopez ishte krejt tjetër. Dyshja u lidh fillimisht në fillim të viteve 2000 dhe u bë një nga çiftet më të komentuar të showbiz-it. Pas ndarjes, ata u ribashkuan pothuajse dy dekada më vonë dhe u martuan në vitin 2022. Martesa përfundoi disa vite më vonë, me divorcin e finalizuar në 2025.
Deklarata e fundit e Affleck tregon një ton shumë më pozitiv sesa ai që zakonisht shoqëron titujt rreth divorceve të personazheve të famshëm. Dy histori dashurie që përfunduan, por Ben Affleck këtë herë zgjodhi të flasë vetëm me respekt për ish-partneret e tij.