web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Presidentja e 7-të e Kosovës/ Diplomatja: Justina Shiroka-Pula me origjinë nga Shkodra

7 Tetor 2026, 22:44, Aktualitet CNA

Presidentja e 7-të e Kosovës/ Diplomatja: Justina Shiroka-Pula me

Diplomatja Edit Harxhi komentoi sot zgjedhjen në detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës të Justina Shiroka-Pulës.

E ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Harxhi shprehu vlerësimin për figurën e presidentes së re, ndërsa u ndal edhe te origjina e saj.

Harxhi theksoi se edhe pse nuk është element i parë për nga rëndësia, vlen të përmendet se Justina Shiroka-Pula ka origjinë nga Shkodra, ndërsa familja e saj është e ndërthurur edhe më zonën e Prizrenit dhe Gjakovës.

“E fundit që për mua ka rëndësi është që ajo është me origjinë nga Shqipëria. Zonja Shiroka është me origjinë nga Shkodra, ata janë katolikë të Shkodrës të cilët kanë jetuar në Prizren në lagjen e katolikëve. Babai i saj ka qenë argjendari i filigranit në Kosovë Simon Shiroka. Ajo ka qenë e martuar nga familja Pula, është një familje e njohur nga Gjakova. Babai i saj ka pasur një impakt të jashtëzakonshëm te ajo. Për mua është shumë e bukur që është katolike”, tha Harxhi.





Lajmet e fundit nga