Dita e 130-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Dita e 130-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erd...
Dita e 130-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erd...
"Dyfisho Sipërmarrjen Tënde"/ Rama: Aplikimet që hasin pengesa te bankat do të kenë mbështetjen e Ministrisë ...
"Rama është kthyer në avokat të..."/ Berisha: Vetëm revolta mund të shpëtojë shqiptarët nga narkosh...
"Stabilitet institucional"/ Zgjedhja e presidentes së re, reagon Albin Kurti: Do punojmë bashkë për suksesin e ish-krerë...
Ish-mbrojtësi i Cagliarit dhe Tottenhamit, Ramon Vega, ka njoftuar kandidaturën për presidencën e FIFA-s në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Zvicerani 55-vjeçar është kandidati i parë që sfidon presidentin aktual, Gianni Infantino.

ZVICER - Ramon Vega gati të rikthehet në garën për presidencën e FIFA-s.
Ish-mbrojtësi i Cagliarit dhe Tottenhamit, 55 vjeç, ka bërë të ditur synimin për të kandiduar në zgjedhjet që do të zhvillohen vitin e ardhshëm, duke u bërë kandidati i parë që del përballë presidentit aktual të organizatës, Gianni Infantino.
Ish-futbollisti i përfaqësueses së Zvicrës, i cili e mbylli karrierën si futbollist në vitin 2004, prej atëherë është angazhuar në sektorin financiar.
“Kandidoj për të bashkuar familjen e futbollit botëror, për të zbatuar reforma të vërteta dhe të qëndrueshme, për ta modernizuar FIFA-n për shekullin XXI, për të rikthyer stabilitetin dhe besueshmërinë dhe për të rindërtuar besimin për të cilin sporti ynë ka nevojë urgjente”, deklaroi Vega.
Një tentativë e mëparshme në vitin 2015
Kjo nuk është hera e parë që Ramon Vega synon drejtimin e FIFA-s. Ai kishte kandiduar edhe në vitin 2015, pas pezullimit të presidentit të atëhershëm, Sepp Blatter.
Katër vite më vonë, Vega kishte njoftuar sërish se do të sfidonte Gianni Infantinon, por nuk arriti të siguronte mbështetjen e nevojshme për të përfshirë emrin në listën zyrtare të kandidatëve. Për këtë kërkoheshin të paktën pesë federata anëtare nga 211 federatat e FIFA-s.
“Kandidoj sepse jeta ime më ka përgatitur për t’i shërbyer këtij sporti”, u shpreh Vega në një deklaratë. Sipas tij, futbolli nuk duhet të konsiderohet pronë e drejtuesve të organizatave ndërkombëtare.
“Futbolli nuk u përket presidentëve, konfederatave apo drejtuesve. Futbolli është sporti i njerëzve dhe u përket të gjithëve: lojtarëve, trajnerëve, arbitrave, tifozëve, vullnetarëve, klubeve, ligave, shoqatave dhe komuniteteve”, theksoi ish-mbrojtësi zviceran.
“FIFA ka humbur besueshmërinë”
Vega është veçanërisht kritik ndaj mënyrës se si është drejtuar FIFA në vitet e fundit. Ai argumenton se përplasjet në nivelet e larta të futbollit botëror nuk duhet të ndikojnë te njerëzit që janë pjesë e lojës.
“Drejtimi aktual ka demoralizuar botën e futbollit. Një qeverisje e dobët ka dëmtuar besueshmërinë e FIFA-s dhe ka cenuar besimin brenda familjes së futbollit botëror”, deklaroi ai.
Vega shtoi se konfliktet mes drejtuesve nuk duhet të kthehen në një problem që dëmton futbollistët, trajnerët, arbitrat dhe tifozët.
“Duhet të parandalojmë që ky konflikt të përshkallëzohet. Nuk duhet lejuar kurrë që betejat për pushtet mes drejtuesve të dëmtojnë ata që kanë më shumë rëndësi: lojtarët, trajnerët, arbitrat dhe tifozët në të gjithë botën. Ata nuk janë përgjegjës për këto konflikte. Meritojnë më shumë”, u shpreh kandidati për presidencën e FIFA-s.
Në fund, Ramon Vega përdori një metaforë të fortë për të përshkruar gjendjen që, sipas tij, po kalon futbolli botëror: “Futbolli është në reanimacion, i lidhur me aparaturat për të mbijetuar.”
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Tifozët e Liverpoolit po organizojnë një pritje të zjarrtë rreth Anfield për Manchester Cityn në atë që d...
SPANJE - Nuk ka asnjë ditë pa një zhvillim të ri në 'sagën Mbappé'. Në fakt, francezi po bënte bujë n&eum...
GJERMANI - Performanca e shkëlqyer e Michael Olise në katër ndeshjet e para të Ligës së Kombeve 2026-27 (katër ndeshjet e p...
SPANJE - Dani Carvajal do të duhet të presë për t'u rikthyer në fushë. Pa klub që kur u largua nga Real Madridi verën...
SPANJE - Tetori po duket të jetë një muaj sfidues për katalanasit. Ndërsa fillimi i sezonit për Barçën i ka për...
TIRANE - Janë luajtur sot ndeshjet e raundi i 1/32-ve të Kupës së Shqipërisë për edicionin 2026-2027, ku ka patur spektak&e...
ZVICER - Në publikimin e fundit të renditjes së re të FIFA-s vërehet se Kuqezinjtë e Shqipërisë janë ngjitur me n...
HONG KONG - David Silva rikthehet në futboll në moshën 40 vjeç. Lojtari nga Ishujt Kanarie, i cili u pensionua pas kohës së ti...
BURKINA FASO - Vetëm disa ditë pasi u mund 7-0 në një ndeshje miqësore nga Argjentina, me ekipin e tyre U23 dhe duke luajtur në ...
ANGLI - Ndërsa një marrëveshje midis të gjitha palëve ishte pritur për disa javë, Arsenali njoftoi zyrtarisht zgjatjen e ko...