Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Mercedesi dhe Golfi përplasen kokë më kokë, plagosen shtatë persona, transportohen me urgjencë te Trauma

Shkruar nga Newsbomb
Mercedesi dhe Golfi përplasen kokë më kokë, plagosen
Foto nga aksidenti

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në aksin Peshkopi-Maqellarë, në vendin e quajtur “Shkolla e Dovolanit”. Një “Mercedes” dhe një “Golf 5” janë përplasur kokë më kokë, duke shkaktuar plagosjen e shtatë personave.

Të plagosurit janë dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Peshkopisë, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Më pas, të shtatë janë nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Mësohet se në automjetin “Golf” udhëtonte një familje, ku ndodheshin çifti bashkëshortor, nëna e drejtuesit të mjetit dhe dy vajzat e tyre të mitura. Gjendja më e rënduar paraqitet ajo e bashkëshortes së drejtuesit të “Golf”-it, e cila është transportuar për ndihmë të specializuar në Tiranë.

Ndërkohë, vijojnë verifikimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese