Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

“Sa krenar do të ishte Shpati…” Selvije Jao rrëqeth me fjalët për djalin që po rritet pa të atin

Shkruar nga Newsbomb
“Sa krenar do të ishte Shpati…” Selvije Jao rrëqeth
Shpat Kasapi me Selvije Jaon

Nuk ka ditë që Selvije Jao të mos pyesë veten se si do të ndihej Shpati po ta shihte sot Roelin. Sa krenar do të ishte për çdo fjalë, çdo hap dhe çdo arritje të tij, e sa shumë do të dëshironte ta kishte pranë, ta shihte duke u rritur dhe të ishte pjesë e çdo momenti të jetës së tij.

Dhimbjen për faktin që Roeli do të rritet pa babain e tij, Selvija e përshkruan si një plagë që nuk mbyllet. Megjithatë, ajo premton se Shpati do të mbetet gjithmonë i gjallë përmes kujtimeve dhe historive që do t’i tregojë të birit.

Në një postim të bërë në rrjete sociale, Selvije Jao shkruante:

“Nuk ka ditë që të mos pyes veten si do të ndihej Shpati po ta shihte Roelin sot. Sa krenar do të ishte për çdo fjalë, hap e arritje të tij, dhe sa shumë do të dëshironte ta mbante pranë e ta shihte duke u rritur… por nuk ndryshohet dot caktimi i të Madhit Allah!

Më dhemb shpirti që Roeli do të rritet pa babain që nuk kalon asnjë ditë pa mos e kërkuar. Por unë do ta mbaj Shpatin gjallë në çdo kujtim e histori që do t’i tregoj. Do t’i flas për dashurinë e madhe dhe krenarinë që Shpati do të kishte për të. Dua të besoj se, sa herë Roeli buzëqesh. Shpati buzëqesh bashkë me të… diku atje lart. Dashuria për të nuk do të zbehet kurrë; do të jetojë në zemrën e Roelit, në çdo ëndërr, buzëqeshje dhe hap të tij”, shkruan Selvije Jao.

“Sa krenar do të ishte Shpati…” Selvije Jao rrëqeth
Postimi i Selvijes

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese