Kryeministri Rama ka zhvilluar një intervistë me Andrew Callaghan në televizionin britanik Channel 5, ku sipas një postimi në rrjetet sociale të kësaj media, e ka ndërprerë dhe është larguar.

Sipas shkrimit që shoqëron fotot e postuara, thuhet:

“Kryeministri shqiptar Edi Rama largohet nga intervista me Andreë Callaghan të Channel 5, në një kohë kur po zhvillohen hetime më të gjera lidhur me korrupsionin, pastrimin e parave, trafikun e drogës dhe marrëdhënien e tij të biznesit me Jared Kushner. Intervista e plotë do të publikohet javën e ardhshme.”

As nga gazetari amerikan, Callaghan, i cili ndodhet në Shqipëri për një reportazh, nuk ka reagime në rrjetet sociale.